Bisera Kostadinovska-Stojçevska: Antifashizmi është shtysa jonë e përjetshme, ne nuk mund ta ndryshojmë historinë, por mund të ndryshojmë të ardhmen

од admin_kult

Me rastin e 4 Nëntorit, ditës së çlirimit të qytetit të Manastirit nga okupatori fashist, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, vendosi lule të freskëta para Monumentit të luftëtarëve të rënë të LNÇAM-së në fshatin Llafci.

Gjithashtu, së bashku me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski dhe kryetarin e Shoqatës të luftëtarëve nga Manastiri, Stefan Boshkov, ka vendosur lule të freskëta para monumentit të LNÇAM-së në sheshin “Goce Dellçev” dhe para monumentit të revolucionarit Stevan Naumov-Stiv.

“Si ministre e Kulturës dhe si mbesa e bartësit të Monumentit Partizan, jam krenare që kjo Qeveri nuk i ka harruar dhe rigjallëron me respekt monumentet që dëshmojnë qëndresën maqedonase. Njëra prej tyre është në Llavcin heroik – monumenti i luftëtarëve të rënë. Antifashizmi në Manastir është nxitje dhe thirrje e përjetshme. Sepse: “Një popull i ngopur nga lufta për liri nuk vdes kurrë!” – theksoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Në luftën katërvjeçare nacionalçlirimtare dhe antifashiste, për lirinë e Manastirit dhanë jetën rreth 270 luftëtarë nga Manastiri. Në luftën për çlirimin e Manastirit ka marrë pjesë drejtpërdrejt gjyshi i ministres Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Peco Gudovski, bartës i “Monumentit Partizan 1941”.

Tradicionalisht, çdo vit në Manastir ndahen solemnisht çmimet e 4 Nëntorit, përfshirë edhe çmimin për vepër jetësore, i cili këtë vit iu nda gazetarit Dimçe Minovskit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе