Në Kinotekën shfaqen filma të një prej regjisorëve më të mëdhenj të sotëm, Jan Kadar

од admin_kult

Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut po mbahet retrospektiva e një prej regjisorëve më të mëdhenj të sotëm, Jan Kadar.

Kinoteka bën me dije se shfaqjet e filmave kanë filluar më 24 shkurt dhe do të zgjasin deri më 29 shkurt dhe është shfaqur përzgjedhje prej pesë filmash që mbulojnë faza të ndryshme të punës së regjisorit.

“Këtu janë filmat nga bashkëpunimi jashtëzakonisht i frytshëm me Elmar Klos. Pavarësisht censurës së Çekosllovakisë komuniste, ata arrijnë të realizojnë filma pa kompromis që trajtojnë me guxim dilemat morale të një shoqërie thellësisht të korruptuar, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen e tyre”, theksojnë nga Kinoteka.

Ky institucion nacional shton se Jan Kadar është regjisor çekosllovak i cili mund të mos jetë aq i famshëm sa Milos Forman apo Jiri Menzel, por është një gjigant filmi i gjithanshëm me filmografi dhe jetë mbresëlënëse dhe të larmishme, në të cilën (si dhe në filmat e tij) kryqëzojnë kultura të ndryshme: çeke, sllovake, hungareze, hebraike dhe amerikane.

“Ai është veçanërisht i rëndësishëm për filmin çekosllovak, më saktë për valën e re të fillimit të viteve 1960, jo vetëm si autor filmi, por mbi të gjitha si pedagog filmi. “Jan Kadar ka qenë profesor në FAMU në Pragë, ku ka dhënë mësim për shumicën e regjisorëve, nismëtarëve të valës së re çekosllovake në vitet 1960”, thotë Kinoteka.

Programi u realizua në bashkëpunim me Arkivin e filmit çek.

I gjithë programi është i qasshëm në ueb faqen dhe rrjetet sociale të Kinotekës së Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе