Në Galerinë Kombëtare në Tetovë do të hapet ekspozita e Nevzat Bejtulit-Kicës

од admin_kult

Në Galerinë e Arteve në Tetovë, të mërkurën (28 dhjetor) në ora 19 do të hapet ekspozita personale e piktorit të njohur akademik Nevzat Bejtuli-Kica. Në këtë institucion kombëtar dje është promovuar edhe monografia kushtuar këtij autori.

Nevzat Bejtuli – Kica u lind në vitin 1962 në Gostivar. Akademinë e Arteve të Bukura e kreu në Shkup në vitin 1993, ndërsa studimet pasuniversitare në Prishtinë, nën mentorimin e prof. Rexhep Feri. Angazhohet si profesor në Universitetin e Tetovës, ku ligjëron Akt, hulumtim dhe studim të trupit të njeriut në artet figurative në Fakultetin e Arteve të Bukura. Ekspozoi i pavarur në SHBA, Francë, Itali, Austri, Bosnje etj. Kica është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе