Në Çifte Amamin sot (16 qershor) në orën 12 do të organizohet homazh për piktorin e njohur Omer Kaleshi, i cili vdiq në prill të këtij viti, pas një sëmundje të gjatë.Në ekspozitë do të ekspozohen 30 punime në teknikën vaj në pëlhurë, të cilat do të jenë në dispozicion të publikut deri në fund të muajit.
Omer Kaleshi ka lindur në Maqedoni ndërsa ka emigruar në Turqi, ku është diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative. Që nga viti 1965 jeton në Paris, por ka mbetur jashtëzakonisht i lidhur me Ballkanin.
„Ai në krijimtarinë e tij bashkon tre shtete ballkanike, që në fakt janë atdheu i tij: Maqedonia, Shqipëria dhe Turqia. Në biografinë e tij të pasur ka pasur disa ekspozita të pavarura në Stamboll, Beograd, Shkup, Manastir, Hagë, Prishtinë, Paris, Flavin, Ankara, Kanë”, njofton Galeria Kombëtare.
Ekspozitën e organizojnë Galeria Kombëtare, në bashkëpunim me Universitetin „Nënë Tereza“ – Shkup dhe anëtarët e familjes së Omer Kaleshit.