Në mbrëmje (23 Prill) në orën 19:00 në Galerinë Nacionale – Çifte Hamam do të hapet ekspozita multimediale “Rrota e kohës” e artistit të shquar italian Marko Banjoli.
Nga “Osten” informojn se me këtë ekspozitë shpallin vendimin e Këshillit të OSTEN-it “Vendi në fokus” në bienalen OSTEN Shkup 2024 të jetë Italia.
Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Asociacionin për Art Bashkëkohor “Zerintija”, me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Shkup dhe Institutit Kulturor Italian në Beograd.