Në Çifte amamin ekspozita e pestë e pavarur e Valmir Azirit

од admin_kult

Në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, objekti Çifte Amam, në mbrëmje (20 shtator) në ora 19:00 do të hapet ekspozita e pavarur e artistit figurativ Valmir Aziri me titull „Ad astra”.

Bëhet fjalë për ekspozitën e pestë të Azirit, i cili deri më tani ka realizuar: ekspozitën e fotografive „Reflektimi”, ekspozitën e grafikës dixhitale „Në fillim ishte fjala”, ekspozitën e printimeve dixhitale „Hijet e shpirtit” dhe ekspozitën e veprave dixhitale „Vibrimet shpirtërore të dixhitalizuara”.

Valmir Aziri ka lindur në vitin 1977 në Tetovë. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës, në degën e dizajnit grafik. Ai ka qenë për një kohë të gjatë anëtar i Shoqatës së Artistëve të artit Figurativ, ka mbajtur ekspozita individuale, ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore dhe koloni artistike. Në vitin 2009 emërohet drejtor i Galerisë së Arteve në Tetovë, në vitin 2011 emërohet drejtor i Teatrit në Tetovë, ndërsa nga viti 2017 është sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе