Në objektin Çifte amam sot ( 30 gusht ) në ora 18:00 do të mbahet bisedim me artistin Driant Zeneli me rastin e ekspozitës së tij aktuale „Trilogji: Nën sipërfaqe ka sipërfaqe tjetër“. Nl suaza të bisedimit, publiku do të ketë mundësinë të njoftohet me zhvillimin krijues të këtij autori të njohur ndërkombëtar, me konceptet e tij artistike,interesat,hulumtimet dhe realizimet.
Nga Galeria Kombëtare, si origanizatorë të ngjarjes, informojnë se do të bëhet fjalë edhe për filmin më të ri të Zenelit, të inçizuar në Postë në Shkup, pjesë nga од „Trilogjia: Kafshët: Ishte njëherë…në ditët e sotme“, me titull „Xixëllonja vazhdon të shkëlqejë, gjarpri vazhdon të rritet“.
Nga GKM shtojnë se filmi është përpiluar në bashkëpunim me këtë institucion kombëtar dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup,me porosi të „Manifesta 14“ dhe në produksion të fondacionit „Between Art Film“.