Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Dita Starova-Qerimi, nesër (22 prill) në ora 18 do të drejtohen në hapjen e ekspozitës së përfaqësueses zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bienalen e 59-të të Artit Figurativ në Venecia, projekti “Landscape experience” nga Robert Jankuloski dhe Monika Moteska.
Pavijoni i Maqedonisë në Venecia është vendosur në lokacion të frekuentuar në ndërtesën “Skuolla dei Laneri”.
Komisioner i projektit “Landscape experience” është drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Dita Starova-Qerimi, dhe kuratore janë Ana Frangovska, kuratore e lartë në Galerinë Kombëtare të RM së Veriut dhe Sanja Kojiç Mladenov, këshilltare kuratore në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Novi Sad, Serbi, ndërsa kuratore e projektit të „Eurovizion“ në Departamentin e Arteve Vizuele të IFA Shtutgart.
„Landscape experience” nga Robert Jankuloski dhe Monika Moteska është projekt multimedial që përfshin videoinstalime, objekte dhe fotografi. “Estetika” e peizazheve të braktisura (të neglizhuara), të vendosura në kontekst të ri, me shtresa të reja transkriptimi të dispozitave jetë – vdekje, e bukur – e shëmtuar, vitale – helmuese janë fokusi i këtij projekti.
Në mënyrë kritike-diskursive, autorët vënë në dukje rreziqet që fshihen nëse nuk ndërmerren hapa serioze sistematike për të zotëruar sfidat më të mëdha të Antropocenit, siç është keqpërdorimi i pakontrolluar i burimeve natyrore të planetit Tokë në formën e luftërave të pakuptimta (eksplicite ose jo eksplicite,reale ose psikologjike, fizike ose kimike), në të cilën jemi të gjithë viktima, dhe mbi të gjitha më të rinjtë, të pafajshmit dhe idealistët.