Më 18 qershor do të mbahet manifestimi “Njihuni me Prespën”

од admin_kult

Më 18 qershor (e shtunë) në plazhin “Dupeni” dhe në fshatin Brajçino të Prespës do të mbahet edicioni i 4-të i manifestimit “Njihuni me Prespën”.

Organizatorët: HBO “Qyteti i Prespës” dhe Komuna e Resnjës paralajmërojnë ngjarje të shumta kulturore dhe shfaqje të artistëve nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria.

Në festën në plazhin e”Dupenit” do të performojnë 14 DJ të njohur nga të tre vendet që ndajnë ujërat e Liqenit të Prespës. Fillojmë në orën 12:00 të mesditës dhe do të zgjatë deri të nesërmen në lindjen magjike të diellit, të cilin mund ta mirëprisni në shoqërinë e “Pelikanit të Prespës”, bëjnë të ditur organizatorët.

Programi parashikon një vizitë në fshatin Brajçino në shpatet e Pelisterit, vetëm 8 km nga plazhi i Dupenit, ku furnizuesit e ushqimit dhe ruajtësit e sekreteve të recetave tradicionale të Prespës do të prezantojnë njohuritë e tyre të kuzhinës.

“Për herë të parë pjesëmarrësit nga pjesa greke e Prespës do të prezantojnë fasulen e famshme gjigante si dhe nga Shqipëria do të mund të shijoni mjaltin natyral me famë të madhe. Mikpritësit nga fshatrat e Prespës do të ofrojnë specialitetet e tyre më të mira. Me këtë festival, Prespa nga tre vendet që ndajnë bukuritë dhe energjinë misterioze të Prespës dërgojnë mesazhin e tyre “Për një Prespë Evropiane pa kufij”, shtuan organizatorët e manifestimit.

Festivali “Njihuni me Prespën” mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе