Manastiri qyteti i parë në Ballkan që bëri të „dukshëm“ përmendoret kulturore-historike për personat  e verbër

од admin_kult

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të muzeve – 19  Maj, profesori dr. Igor Nedellkovski, prorektor për shkencë në Universitetin „Sh. Kliment Ohridski“ para ekspertëve të IN Instituti dhe Muzeu Manastir prezentoi Metodologjinë për përpilimin e hartave prekëse 3D dhe fotografi të përmendoreve kulturore-historike.

Metodologjia është zhvilluar në bashkëpunim me mr. Jov Pargovski, në konsulltim me dr. Irena Ruzhin nga IN Institut dhe Muze-Manastir dhe Vesna Sofronievska nga Lidhja e të verbërve- Manastir, ndërsa bazohet mbi dixhitalizimin e përmendoreve të përhershme kulturore-historike që pastaj shtypen në 3D modele prekëse sipas Standardit për grafikë prekëse të publikuar në vitin 2010 nga Asociacioni Brajova të Amerikës së Veriut(BANA).

Me këtë  projekt, Manastiri do të jetë qyteti i parë i Ballkanit  dhe ndër të parët në Evropë që do të bëjë të „dukshëm“për personat e verbër përmendoret e saj të rëndësishme kulturore-historike.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе