Në mbrëmje e së hënës, përbërja maqedone „Ljubojna“, performoi në festivalin „Cloud rea“ në Tiranë.
Koncerti organizatorë të të cilit ishin festivali dhe Qendra Kulturore-Informative maqedone në Tiranë,është mbështetur nga Komuna e Tiranës. Siç thonë nga QKI-Tiranë, kjo është ndoshta një nga kocertet më të bukura të „Ljubojna“ në karierën e tyre të pasur.
„Para publikut të gjërë në qendrën e Tiranës ndodhi mrekulli e vërtetë, njerëzit duke dëgjuar muzikën e tyre luajtën dy orë të plota në trans. U radhitën melodi të shumëllojshme maqedone dhe ballkanike, publiku edhe pas dy orëve nuk donte që të lëshojë vendin ku u mbajt koncerti“,informojnë nga QKI maqedone.
Pas koncertit grupi „Ljubojna“, kishte takime dhe performancë të përbashkët me muzikantët nga „Tirana Tirona, all stars“, grupi i njohur nga Tirana.