Në suaza të vizitës në Bullgari, kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski e vizitoi Qendrën Kulturore-infromative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, njoftoi korrespodenti i AMI nga Sofja. Kovaçevski dhe delegacioni qeveritar maqedonas u pritën nga drejtori i QKI-së Sashko Nasev, i cili i njoftoi me aktivitetet për promovimin e kulturës maqedonase në Bullgari.
Drejtori Nasev prezantoi ekspozitën „Panta rei“ të artistit dhe skulptorit maqedonas Marjan Stojanoski, ndërsa delegacioni u njoftua edhe me Natën vijuese Evropiane të letërsisë që do të mbahet me 7 shtator në Sofje dhe me folenë e lexuesit të Qendrës Kulturore-informative të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, ku do të prezantohet libri „Njeriu“ nga Aleksandar Prokopiev.