Dita e gjuhës maqedonase do të festohet sot në Muzeun e Letërsisë Rumune në Bukuresht të Rumanisë. Me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Rumani, ligjëruesja e gjuhës maqedonase në Fakultetin e gjuhëve të huaja në Bukuresht, Elena Gjorgjiovska dhe filologia e gjuhës dhe letërsisë rumune, Tea Teoharevska-Ivanova, në fokus të Ditës së gjuhës maqedonase do të jetë 100 vjetori nga lindja e poetit maqedonas, Aco Shopov.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë edhe studentë e ligjërues të gjuhës maqedonase në Bukuresht, të cilët për herë të parë do të lexojnë interpretime të reja të poezisë së Aco Shopovit në gjuhën rumune që i kanë bërë. Gjithashtu do të lexohen poezi nga poetë dhe poete të tjerë maqedonas dhe rumunë në maqedonisht, rumanisht dhe anglisht.
Në kuadër të manifestimit do të ketë degustim të verërave dhe djathrave maqedonas në organizim të “Slow Food Macedonia” dhe shfaqje të filmit për Shkupin, i prodhuar nga Agjencia për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit.