Kostadinovska-Stojçevska: Suksese për projektin „Landscape ecperience” nga artistët Monika Moteska dhe Robert Jankuloski, në Bienalen e Venecias

од admin_kult

„ Çdo kulturë rritet në kontekstin e ngjarjeve botërore. Shpreh kënaqësi që Maqedonia e Veriut vazhdimisht është e pranishme në Venecia, si në art ashtu edhe në Bienalen e Arkitekturës. Kjo për ne si shtet dhe për të gjithë artistët në vend është motiv i madh që të bëjmë gjithçka për të qenë përfaqësues të denjë në familjen e bashkuar ndërkombëtare të artit bashkëkohor të shekullit të 21”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në konferencë për shtyp me rastin e prezentimit të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në manifestimin prestigjioz ndërkombëtar të artit 59. Bienalja e Venecias 2022.

Në këtë kontekst, ministrja e Kulturës shtoi projektin „Landscape experience” të autorëve Robert Jankuloski dhe Monika Moteska, ideologjikisht dhe produktivisht, dhe me pyetjet që shtron, do të ngjallë reflektim dhe interesim.

„Qumshti ëndrrave“ dhe „Landscape Experience“, do të mbahen mend si tema dhe vepra të cilat janë krijuar  në kohë të disa krizave botërore. Këto vepra do të dëshmojë për artistin përballë pyetjeve të mbijetesës së racës njerëzore, të identitetit të humbur, të transformimeve dhe mutacioneve. Arti këtë vit nxitet që të ndihmojë politikën, të thërrasë për të mirë përmes së keqes, të kërkojë bashkim, mirëkuptim, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Në fund, duke uruar prezantim të suksesshëm të Bienales së Venecias, Kostadinovska-Stojçevska tha se përmes temës së këtij viti të Bienales, artistët na tregojnë neve dhe botës se arti dhe artistët mund të na ndihmojnë të imagjinojmë mënyra të reja dhe mundësi pafundësisht të reja për  botë më të mirë.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të RMV, Dita Starova Qerimi theksoi se projekti „Landscape experience“ është pjesëmarrja e tetë e Galerisë Kombëtare si prezentues oficial i vendit tonë në bieanlen e Venecias, që përfaqëson krenari por edhe përgjegjësi dhe sfidë të vazhdueshme për prezentimet e autorëve maqedonas, të cilët me dorëshkrimet e tyre vizuele autoktone janë në përputhje me temat aktuale botërore.

Ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri, tha se Bienalja është një nga ato evente që ka hyrë në kulturën kolektive që shkakton admirim, duke ndryshuar shpeshherë mënyrën se si ne e kuptojmë artin dhe mënyrën e krijimit të tij. Sipas tij, Bienalja e Venecias është në fakt shprehje, dhe ndonjëherë edhe viktimë e trendeve dhe ndryshimeve.

Kryetarja e Komisionit për zgjedhjen e përfaqësuesit të Maqedonisë, Diana Tomiq-Radeska, theksoi se ky projekt përmes peizazheve të reja, reale dhe imagjinative, vendore dhe kombëtare, por megjithatë hapësirat me famë botërore i dhanë  qasje serioze idesë.

Në konkursin e këtij viti për pjesëmarrje në Bieanalen e 59-të të artit në Venecia kishte pesë projekte nga të cilët komisioni zgjodhi projektin „Landscape Experience“. Komisioner është Dita Starova Qerimi, drejtoreshe e IN Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuratore janë Ana Frangovska, kuratore e lartë në Galerinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sanja Kojiq Mlladenov, këshilltare kuratore në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Novi Sad, R.  e Serbisë dhe kuratore e projektit  Evrovizion në Departamentin e Arteve Vizuele të IFA Shtutgart.

Bienalja e 59-të e artit në Venecia do të mbahet nga 23 prill deri më 27 nëntor 2022.

Fjalim i ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska

Konferencë për shtyp me rastin e përfaqësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në manifestimin artistik ndërkombëtar “La Biennale di Venezia 2022”

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе