Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot hapi ekspozitën ekskluzive “Thrakia e Argjendtë” në Muzeun Arkeologjik-Shkup, të cilën e vlerësoi si ekspozitë mbresëlënëse arkeologjike që nuk do të lërë askënd indiferent.
Publiku maqedonas ka nderin ta përcjellë prezantimin e kulturës thrake në tërësi, sepse ekspozita në Shkup, si për nga shtrirja, ashtu edhe për nga kompleksiteti tejkalon të gjitha prezantimet e mëparshme të “Thrakës së Argjendtë”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo shtoi se ekspozita të tilla janë pjesë e vlerave evropiane që preferojnë njohjen reale dhe leximin e fakteve të së shkuarës, si dhe ballafaqimin me faktin se historia nuk zgjohet sipas nevojës, por mësohet të na zgjojë.
Ky është konfirmim i thelbit të vlerave që si mësim i nxjerrë në këtë shekull duhet të ndajmë – të bashkëpunojmë, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të përdorim më të mirën e së kaluarës si vlerë kulturore. Ekspozita të tilla janë të favorshme për të gjithë. Gjithë mundi dhe koha e investuar në to nuk janë asgjë në krahasim me gjënë e madhe që mbetet si përshtypje e qëndrueshme, theksoi ministrja.
Kostadinovska-Stojçevska, si organizatore e ekspozitës “Thrakia e Argjendtë”, ngjarje e mbështetur nga dy ministritë e kulturës, maqedonase dhe bullgare, u shpreh e kënaqur me nivelin e lartë të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Ministrja e Kulturës falënderoi I.N. Muzeun Arkeologjik-Shkup dhe Institutin Nacional Arkeologjik nga Sofja, të cilët e kurorëzuan bashkëpunimin e tyre me dy ekspozita ekskluzive – e para, e hapur muajin e kaluar në Sofje, “105 vjet Terbenishte” dhe sot me ekspozitën “Thrakia e Argjendtë”. në Shkup.
– Thrakët konsideroheshin fise jashtëzakonisht luftarake dhe të pamëshirshëm, por ajo anë e tyre e errët sot e lë në hije shkëlqimin e përpunimit dhe mjeshtërisë unike artistike të argjendit thrak. Dhe artefaktet e tjera që janë ekspozuar dëshmojnë për nivel të lartë të estetikës në kohën e egërsisë” , tha në fjalimin e saj ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Gjithashtu ekspozitës ju drejtuan edhe kryetarët e parlamentit të Maqedonisë dhe atij Bullgar, Talat Xhaferi dhe Rosen Dimitrov Zheljazkov, ministri i Kulturës i Bullgarisë, Krastju Krastev, si dhe drejtorët e dy institucioneve muzeore organizatorë të ekspozitës, Sllavica Babamova dhe Hristo Popov.
Ekspozita, e cila përmban edhe argjendin thrak, i njohur në botën arkeologjike për veçantinë dhe mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme artistike, deri më tani është prezantuar në disa qendra muzeore në Evropë dhe botë, dhe ekspozita, e cila është ekspozuar në Shkup, përfaqëson prezantim më kompleks dhe më të gjerë të gjetjeve që përfaqësojnë kulturën dhe qytetërimin trak.
Ndër gjetjet arkeologjike mund të shihen sende me vlerë që lidhen me mitologjinë e thrakëve, metodat e varrimit dhe zakonet funerale, si dhe një pjesë e ekspozitës i kushtohet edhe pajisjeve ushtarake, ku vend të veçantë zënë pajisjet tipike të kalit thrak. Vëmendje e veçantë, siç thotë edhe titulli i ekspozitës, i kushtohet përpunimit të metaleve të çmuara që gjenden me bollëk në territorin trak, deri në prodhimin e enëve dhe bizhuterive të bukura ekskluzive, të kushtëzuara nga minierat e pasura të argjendit. Këto sende flasin për reputacionin e fiseve thrake në atë kohë në botë, për statusin e lartë shoqëror të atyre që përdornin këto sende luksi, por edhe për përditshmërinë e tyre.
Kjo ekspozitë është rezultat i bashkëpunimit të lartë profesional ndërmjet Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë dhe Institutit Nacional Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje.