Forumi mbi trashëgiminë kulturore në rrezik gjatë konflikteve ushtarake

од admin_kult

“Rreziku i trashëgimisë kulturore gjatë konflikteve ushtarake – situata, detyrime dhe masa mbrojtëse” është tema e forumit që do të mbahet sot në mesditë në sallën e kinemasë së Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Forumi organizohet nga Komiteti Nacional Maqedonas për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rrezik “Mburoja Blu” dhe Komiteti Nacional Maqedonas i Këshillit ndërkombëtar të muzeve (KNM IKOM) në bashkëpunim me Muzeun e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç deklarojnë organizatorët, qëllimi kryesor i forumit është të theksohet rëndësia e mbrojtjes parandaluese të trashëgimisë kulturore dhe reagimi i duhur që duhet të ofrojnë institucionet kulturore në rastet e konflikteve ushtarake.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе