Kostadinovska-Stojçevska: Orkestra e Odës së Manastirit është krenaria e qytetit dhe e kombit

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sonte në Shtëpinë e Oficerëve para fillimit të koncertit të parë zyrtar të Orkestrës së Odës së Manastirit, “Fantazia e Barokut”, shprehu mirënjohje për sukseset e ansamblit për punën e tij të përkushtuar  dekada më parë, i cili nga viti i kaluar është institucion nacional i kulturës.

“Orkestra e Odës së Manastirit është krenaria e qytetit dhe e kombit, frymëzuese në krijimtarinë e saj dhe origjinale në shfaqjet e saj të shumta. Mbështetja që dhamë për institucionalizimin e saj dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me Ministrinë e Kulturës, vlerësohen nga anëtarët e Orkestrës, të cilët pa u lodhur krijojnë kulturën tonë muzikore dhe ua përcjellin brezave të rinj”, tha ministrja e Kulturës para koncertit në Shtëpia e Oficerëve në Manastir, ku u prezantua programi i ansamblit për këtë vit.

Kostadinovksa-Stojçevska, duke iu drejtuar sallës së plotë dhe muzikantëve të Orkestrës së Odës, tha se Ministria e Kulturës i përkrah vlerat e Orkestrës dhe krijon kushte që ansambli të kontribuojë në afirmimin e Manastirit si qendër muzikore me ndikim në vend dhe në rajon.

“I përgëzoj të gjithë muzikantët e Orkestrës së Odës për punën e tyre dhjetëvjeçare, e cila na solli sonte këtu, në Shtëpinë e bukur të Oficerëve, për të festuar artin e vlerave kombëtare, artin që e afirmon Manastirin si qytet dhe kulturë dhe frymën e saj të njohur kozmopolitane”, tha ministrja e Kulturës, duke shprehur besimin se përveç sukseseve të brendshme, Orkestra Odës së Manastirit do të bëjë një rrugëtim të gjatë për të afirmuar qytetin dhe vendin tonë në podiumet muzikore botërore.

Sonte para koncertit “Fantazia e Barokut”, të pranishmëve iu drejtua drejtori i Orkestrës së Odës, Vlladimir Dimovski, i cili falënderoi për mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe shtoi se si entuziast i ri besonte se Orkestra e Odës mund të të shndërrohet në një institucion profesional në të cilin do të punësohen të rinjtë, të cilët do të qëndrojnë në Manastir. Dimovski e paralajmëroi koncertin me kënaqësi, duke thënë se Orkestra e Odës është brendi më e madh muzikor në qytet.

Në koncert u interpretuan disa nga kompozimet më të bukura të periudhës së barokut. Mbrëmjen me interpretimin e tyre solo e pasuruan artistët muzikorë Simon Popovski (violinë), Angella Dimkovska (fyell) dhe Dejan Cvetkovski (violonçel), të cilët janë edhe punonjësit e parë të Orkestrës, ndërsa interpretoi edhe sopranoja Biljana Josifov.

Ministria e Kulturës e mbështet programin vjetor të Orkestrës së Odës me mbi 3 milionë denarë, në të cilin ansambli do të ofrojë koncerte si: “Qyteti i pianos”, “Zëri i violonçelit”, “Simfonia e rokut maqedonas”, si dhe “Etnosimfonia”. Ansambli ofron një mori zhanresh, stilesh dhe epokash, duke përfshirë kompozitorë dhe interpretues maqedonas, si dhe mysafirë nga jashtë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе