Kostadinovska-Stojçevska nga Manastiri: “Le të jetë arti dritë në luftën tonë drejt një bote ku çdo grua mund të ndihet e sigurt, e lirë dhe e respektuar”

од admin_kult

“Dhuna në familje nuk është dramë familjare, dhuna nuk është zhanër. Është alarm, është thirrje me zë të lartë. Një grua që kërkon ndihmë nuk e prish familjen. Në të kundërtën! Ajo është viktimë” – tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska në panelin e sotëm “Dhuna në prizmin e kulturës – e zhurmshme dhe e dhimbshme, por luftarake”, në kuadër të fushatës “Mozaik”.

Tema e manifestimit të sotëm, që u mbajt në I.N “Enti dhe Muzeu”- Manastir, ishte përpjekje për të kuptuar në kontekstin se si aspektet dhe normat kulturore mund të ndikojnë në përhapjen dhe pranimin e dhunës në shoqëri.

Një fushatë që është pjesë e aktivizmit gjashtëmbëdhjetë ditor për luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zyrat e UNFPA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me mbështetjen e Ambasadës Britanike. Ai synon të edukojë, ndërgjegjësojë dhe inkurajojë njerëzit të mendojnë dhe të veprojnë kundër dhunës së çdo lloji.

Kostadinovska-Stojçevska, duke iu referuar kohëve moderne dhe problemeve reale me të cilat ballafaqohemi, theksoi rrezikun e të ashtuquajturës dhuna digjitale “përmes tastierës” ndaj së cilës askush nuk është më imun.

“Kjo dhunë me tastierë, e cila fillimisht u përkufizua si ngacmim, po merr përmasa të gjera dhe po bëhet problem mbarëbotëror, duke u ngjitur lart në shkallët e dhunës me pasoja të rënda dhe të qëndrueshme. Prandaj duhet denoncuar kjo lloj dhune”- theksoi ministrja e Kulturës.

Përndryshe, fakti që në këtë botë çdo e treta grua është viktimë e një lloj dhune vetëm për shkak se është grua, është shkatërruese kurse arti dhe kultura janë mbrojtës të mirë sepse na inkurajojnë të hapim dialog dhe të dërgojmë mesazh se ka nuk ka tema tabu. Nëpërmjet qasjes multidisiplinare, domethënë ngritja e përbashkët e zërit, raportimi i viktimave dhe veprimet e atyre që janë përgjegjës do të çojnë në zgjidhje dhe sundim thelbësor të ligjit. Ajo që për disa është vetëm zgjidhje ligjore, për disa është çështje jete- theksoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo porositi “Le të jetë arti dritë në luftën tonë drejt një bote ku çdo grua të ndihet e sigurt, e lirë dhe e respektuar” dhe shtoi se Ministria e Kulturës gjithmonë fokusohet në mbështetjen e grave dhe autoreve të reja. Ajo i nxiti të krijojnë me zë të lartë, të krijojnë me besim dhe të jenë të guximshme sepse e drejta për të krijuar, për të shprehur është një e drejtë e pacenueshme e njeriut.

Përveç ministres së kulturës, të pranishmëve iu drejtuan edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, përfaqësuesja e UNFPA-së Jovanka Brajoviq Grigorijeviq, drejtoresha e manifestimit “Vera e Ohrit”, Natasha Popoviq dhe Jasmina Atanasova, autore e romanit “Kur të bie pluhuri”, kushtuar betejave dhe sfidave me të cilat përballen gratë në shoqëri.

Në fund të aktivitetit, të gjithë folësit dërguan mesazhin se lufta kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave nuk është vetëm 16 ditë, ajo është konstante në të gjitha 365 ditët e vitit. Çdo viktimë e heshtur iu dërgua një apel për t’i dhënë fund golgotës dhe për të raportuar dhunën në polici, qendrat e punës sociale ose numrat pa pagesë të disponueshëm për këtë qëllim.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе