Kostadinovska-Stojçevska nga Dibra: Vlerësimi dhe fuqia e kulturës janë zemra e çdo komuniteti

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot ishte në vizitë pune në I.N Qendra për Kulturë në Dibër, ku u.d. drejtoresha Edona Alili e njoftoj me kushtet dhe veprimtarinë e këtij institucioni nacional të vetëm në fushën e kulturës në qytet.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se vlerësimi dhe fuqia e kulturës, është si zemra e çdo komuniteti, në Dibër është falë funksionimit aktiv dhe të suksesshëm të Qendrës së Kulturës. Ajo theksoi se Ministria e Kulturës në kuadër të Programit Vjetor në vazhdimësi mbështet projektet që janë me interes për qytetarët e Dibrës, si ekspozita, koncerte, shfaqje teatrale. Në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, në periudhën e kaluar, projekti për ndërhyrje konservatore-restauruese në çatinë dhe fasadat e hajatit të kupolës së kishës “Shën Gjorgjij Pobedonosec” në fshatin Rajçicë.

Alili e informoi ministren se Qendra e Kulturës është institucion me karakter multifunksional, i cili kryen aktivitete nga të gjitha aktivitetet në fushën e kulturës. Në institucion vëmendje e veçantë i kushtohet sigurimit të kushteve për punën e artistëve në krijimin e veprave të tyre, nxitjes së krijimit kulturor, ruajtjes, edukimit, afirmimit dhe prezantimit të trashëgimisë së pasur kulturore.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës shikoi veprat e ekspozuara të autorëve të rinj si dhe ekspozitën e fotografive “Dibra në sytë e të rinjve”, vizitoi bibliotekën që është pjesë e institucionit dhe përshëndeti anëtarët e Klubit rinor të debatit të cilët debatuan tema mjedisore në amfiteatër. Ajo u tha gjimnazistëve pjesëmarrës se e ardhmja e begatë e një shoqërie varet mbi të gjitha nga rini e mirë arsimuar që drejton diskutim të hapur për të gjitha temat që prekin të rinjtë dhe që janë me interes të përbashkët.

Kostadinovska-Stojçevska në Dibër vizitoi Muzeun e Qytetit ku mund të shihen artefakte dhe ekspozita që flasin për historinë dhe traditën e popullsisë së kësaj ane, si dhe një nga shtëpitë më të njohura të qytetit – Shtëpia Erebarës, e cila është e vjetër rreth 400 vjet. Shtëpia është ndërtuar prej druri nga mjeshtërit dibranë, ndërsa rozeta në tavanin e kësaj shtëpie është në kartëmonedhën maqedonase 100 denarë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе