Kostadinovska-Stojçevska në takim ministror të Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Promovohet platforma e parë për kulturë me ministrat e Ballkanit Perëndimor

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska mori pjesë në takim ministror për promovimin e Platformës së parë ministrore të Ballkanit Perëndimor për kulturë në Tiranë, Shqipëri, organizuar nga ana e Maria Gabriel, euro komesarja  për inovacion, hulumtim,kulturë, arsim dhe rininë.

Ministrat e Ballkanit Perëndimor theksuan sfidat me të cilat përballen rinia dhe trashëgimia kulturore. Nevojiten edhe më shumë rrjetëzime dhe projekte të përbashkëta. Për momentin janë duke u realizuar 13 projekte në vlerë prej 3 milionë eurosh, të cilat janë të dedikuara për Ballkanin Perëndimor për tu kujdesur dhe ruajtur trashëgiminë kulturore, ndaj kjo platformë është e rëndësishme për veprimin e përbashkët të vendeve në kulturë.

– Trashëgimia kulturore na jep bazën e komunitetit, përkatësisë së përbashkët në suaza të Evropës, sepse ne ndajmë kulturë të përbashkët tradicionale të ndërthurur disa mileniumëshe që rezulton në proceset aktuale pozitive të promovimit të saj. Përmes zhvillimit të programit të shkëmbimit të të rinjve nga e gjithë Evropa, i cili do të prezantojë tiparet tradicionale kulturore – trashëgiminë kulturore, shumëllojshmërinë dhe vlerat e vendit nga vijnë, vetëm do të kontribuojë në njohjen e tyre dhe promovimin e vlerave të një përkatësie kulturore të përbashkët. Gjithashtu është e nevojshme të mbështeten projektet dhe aktivitetet projektuese që kontribuojnë në ndërgjegjësimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore maqedonase, ballkanike dhe evropiane, përmes metodave tradicionale arsimore dhe teknologjive bashkëkohore dixhitale, janë interes kyç për brezin e ri, theksoi në takimin në Tiranë Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas ministres, kjo nënkupton organizimin e punëtorive praktike interaktive për të rinjtë, duke promovuar vlerat dhe rëndësinë e etnologjisë, historisë, historisë së artit, arkeologjisë, konservimit të trashëgimisë kulturore, ruajtjes së gjuhës, etj. Pikërisht punëtoritë e planifikuara të organizohen nga Ministria e Kulturës do të synojë t’u shpjegojë të rinjve lidhjen e kulturës tradicionale me mjedisin natyror dhe nevojën për të ruajtur këtë lidhje për një të ardhme të qëndrueshme.

– Në të kaluarën, për shkak të qëndrueshmërisë,u arrit avancimi i civilizimit. Profilet profesionale si kurator, konservator, dokumentarist, folklorist, filmolog etj., pikërisht këto profesione na kanë dhënë mundësinë të kuptojmë të tashmen, përmes kërkimit dhe mbrojtjes së vlerave të së shkuarës, si dhe kemi dhënë një udhërrëfyes per te ardhmen. Për këtë arsye Ministria e Kulturës përmes Thirrjeve të Hapura Vjetore inkurajon shoqatat rinore dhe rininë që të mundësojnë projekte në fushën e trashëgimisë kulturore, tha ajo.


Sipas Kostadinovska-Stojçevska, zhvillimi i vetëdijes për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si pjesë e jetës së përditshme duhet të fillojë që në moshën më të re. Ajo vetëdije duhet të zhvillohet si nevojë në nivel lokal dhe më gjerë shtetëror. Kultura nuk duhet të jetë suvenir, por faktor ekonomik dhe duhet të investohet në arsim që në moshë të vogël për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore.


Takimi ministror është event kyç në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur momentin politik të nxitur nga fillimi i Agjendës së Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdo-s tetorin e kaluar, me fokus kryesor në inovacionin, kërkimin, arsimin, kulturën, rininë dhe sportin përmes të cilit Ballkani Perëndimor është në drejtim solid për bashkëpunim më të ngushtë në ato fusha të politikës. Temat kryesore të diskutuara gjatë takimeve ministrore përfshinin trashëgiminë kulturore, bashkëpunimin ndërmjet sektorëve akademikë dhe të biznesit si shtytës të inovacionit dhe të mësuarit për qëndrueshmërinë mjedisit jetësor.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе