Kostadinovska-Stojçevska në takim me profesionistë të filmit: Buxheti më i lartë për filmin dhe miratimi i ligjit të ri, sipas standardeve evropiane

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, me kërkesë të tyre, mori pjesë në një takim me profesionistë të filmit, në të cilin u diskutua për buxhetin për vitin 2024 për industrinë e filmit dhe standardizimin e saj, për sigurimin e fondeve të veçanta për seriale televizive dhe për miratimin e ligjit të ri për film, sipas standardeve evropiane.

Në takimin e zhvilluar në atmosferë konstruktive, në Kinotekën e RMV-së, profesionistët e filmit dhe ministrja e Kulturës ranë dakord që bashkërisht të vazhdojnë proceset e nisura në lidhje me rregullimin normativ dhe buxhetin e posaçëm për serialet, Kostadinovska-Stojçevska sugjeroi që Ministria e Kulturës të përgatisë propozim për ndryshimin e Ligjit me të cilin do të dorëzohet në Kuvend dhe pastaj Agjencia e Filmit dhe vetë punëtorët e filmit të bëjnë përpjekje që ai propozim të miratohet dhe të gjendet zgjidhje –se si edhe vendi ynë të prodhojë seriale që kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës maqedonase, kulturës, traditës”. Sa i përket stimulimit të prodhimit të serialeve, Kostadinovska-Stojçevska e mbështet edhe kontratën e nënshkruar me Eurimazh, për pilot programin për Tv seriale, për të cilin, siç tha ajo, u angazhua që të gjejë mjetet e nevojshme për biletën hyrëse, kundrejt mosdëgjimit nga Agjencia e Filmit. Me këtë marrëveshje, fondet prej 15 milionë eurosh do të jenë në dispozicion të producentëve maqedonas të serialeve nga viti i ardhshëm për tre vitet e ardhshme, sqaroi përfaqësuesja nacionale e fondit evropian, Tanja Pepelljugovska.

Për standardizimin e buxhetit u propozuan dy modele, ose financimi për kokë të qytetarit, ose përqindja e garantuar e buxhetit të shtetit. Deri atëherë është konstatuar që Agjencia e Filmit dhe Ministria e Kulturës, me rastin e krijimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, të angazhohen për kthimin e buxhetit që ka pasur Agjencia para reduktimit të mjeteve të saj dhe për vitin 2024 të aplikojnë me kërkesë për buxhet vjetor prej 5 milionë eurosh.

Ministrja e Kulturës mbështeti punëtorët e filmit në nevojën e tyre për miratimin e një ligji të ri, duke treguar se Qeveria ka miratuar propozim për miratimin e Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë së Filmit, në bazë të së cilës do të përcaktohet nevoja për ligj të ri për industrinë e filmit gjegjësisht veprimtarinë audiovizive. “Në vitin 2019 dhe 2020, bazuar në hartimin Strategjisë së re nacionale për zhvillimin e industrisë së filmit, janë paguar më shumë se 20 mijë euro. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, Strategjia nuk është zhvilluar.

Ajo theksoi rëndësinë e madhe të artit filmik dhe industrisë së filmit në vend, për afirmimin që ka shteti dhe kultura maqedonase përmes sukseseve të filmave maqedonas tashmë të njohur në botë, prandaj tha se është në anën e profesionistëve të filmit në tejkalimin e të gjitha pyetjeve të hapura për të ardhmen e veprimtarisë filmike në vend.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе