Nxitja e trashëgimisë kulturore si një prioritet kombëtar është fokusi i programeve të afirmimit të BE-së për të rinjtë nga vendi që do të trajnohen dhe vullnetarë në Flanderija, në mënyrë që të përfitojnë nga praktikat pozitive. E rëndësishme është edhe pjesëmarrja e të rinjve në kursin veror për konservim dhe arkeologji për këtë vit, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Bruksel pas takimit me kryeministrin e Flanders, Jan Jambon, i cili është edhe përgjegjës për kulturën.
Në takimin e përbashkët u theksua se Mbretëria e Belgjikës dhe Maqedonia e Veriut ushqejnë marrëdhënie të mira në të gjitha sferat shoqërore, përfshirë edhe atë të kulturës. Ne do të bashkëpunojmë me organizata që do të transferojnë praktikën dhe ekspertizën në trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen e artefakteve.
– Mbretëria e Belgjikës ka një potencial dhe traditë të madhe për zhvillim të vazhdueshëm kulturor, duke e vënë në dukje kulturën si një ndërmjetës të rëndësishëm për njohje reciproke. Rëndësi të veçantë do të kishte bashkëpunimi i muzeumeve për art bashkëkohor dhe galerive kombëtare të të dy vendeve, ku u shqyrtua mundësia për trajnim shtesë të kuadrove të reja dhe pjesëmarrjen e tyre në disa projekte, tha pas takimit Kostadinovska-Stojçevska.
Ministri i Kulturës dhe kryeministri i Flanders shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin në fushën e muzikës dhe veprimtarisë skenike maqedonase.
Vizita dyditore e punës në Bruksel ishte me mision hapjen e një qendre kulturo-informative maqedonase, ndërsa ministrja Kostadinovska-Stojçevska vizitoi edhe Pallatin e Arteve të Bukura, ku pati një bisedë me menaxhmentin për organizimin e manifestimeve .Atje ajo u takua edhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Arsim, Rini, Sport dhe Kulturë të Komisionit Evropian, Themis Christofidou, me të cilin fokusi ishte te talentet e rinj dhe projektet e BE-së.