Kostadinovska-Stojçevska në takim me Alblihed: UNESCO mbron kulturat e njohura botërore të Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dje në Riad, së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, Sekretarin shtetëror në ministrinë e Punëve të jashtme, Filip Tosevski, mbajtën takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Nacional për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të UNESCO-s pranë Ministrisë së Kulturës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Ahmed Alblihed.

Në takim, bashkëbiseduesit ranë dakord se thelbi i identitetit të çdo vendi është kultura që e bashkon kombin dhe është njohja jonë në botë. U bisedua gjithashtu për rëndësinë e dialogut ndërkombëtar, diplomacisë kulturore dhe angazhimit për ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë për brezat që do të vijnë. U diskutuan mundësitë për shkëmbim kulturor mes dy vendeve, si dhe për bashkëpunim dhe mbështetje në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në kuadër të bashkëpunimit me partnerin tonë të përbashkët, UNESCO.

U theksua se nevojitet bashkëpunim më i madh ndërkombëtar dhe ngritja e kapaciteteve kolektive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore, si dhe përkushtimi ndaj “agjendës së gjelbër” për të arritur vizionin tonë të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm global.

Gjithashtu u konstatua se shkëmbimi i praktikave është i një rëndësie të madhe për të mundësuar  menaxhim të balancuar dhe të qëndrueshëm të turizmit, si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se të dy vendet kanë diçka për të ofruar, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit në turizëm, me shkëmbimin e praktikave pozitive, si dhe u theksua edhe nevoja për të shqyrtuar mundësinë e fillimit të procedurës për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim kulturor ndërmjet dy vende si dhe promovimi i turizmit.

Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me delegacionin maqedonas, shprehën mirënjohje për organizimin e shkëlqyer të sesionit të 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili po mbahet në Riad, në të njëjtën kohë ministrja e Kulturës ftoi kolegun e saj të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht, perlën tonë, rajonin e Ohrit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе