Kostadinovska-Stojçevska në Romë në koncertin e tenorit Bllagoj Nacoski në  nder të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij

од admin_kult

„Për Kirilin dhe Metodijn është shkruar që kanë qenë shkuj para kohës së tyre, për këtë shkak edhe kremtimi i misionit të tyre duhet të jetë i denjë,dinjitoz dhe largpamës. Ata nuk krijuan letër, alfabet, fjalë për ndarje. Ata dhanë veten e tyre për të krijuar një të mirë univerzale. Jo rastësisht Vatikani i shpalli për Patronë,Mbrojtës të Evropës, ndërsa veprat e tyre për vlera qytetëruese“, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në kremtimin e manifestimit „Dita e shën Kirilit“ në Romë,Itali në suazat  e të cilit koncert mbajti tenori me renome Bllagoj Nacoski.

Para koncertit, që u mbajt në sallën „Baldini” në Romë, në fjalimin e saj të shkurtër përshëndetës, ministrja e Kulturës potencoi se është i  madh mesazhi i edukatorëve të urtë mbarësllavë Kiril dhe Metodi në betejën se çdo komb ka të drejtë të shkruajë, të flas dhe ti lutet Zotit në gjuhën tyre.

„Edhe sot, kur unë flas para jush në maqedonisht, një nga gjuhët që i përket grupit të gjuhëve sllave, a ka rast më të madh dhe moment më të mirë për të dëgjuar fjalët e Blazhe Koneskit, Slavko Janevskit, Aco Shopovit … kënduar nga tenori më i njohur në botë, nga ambasadori ynë i kulturës në këtë vend të bukur, Blagoj Nacoski ynë”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Maestro Blagoj Nacoski interpretoi në shoqërimin e pianos të Alesandro D’Agostinit, kurse në program ishin vepra nga Stradela, Handel, Hajdn, Firfov, Todor Skalovski, Trajko Prokopiev, Blagoj Canev… U interpretuan vargjet e Vlado Maleski, Blazhe Koneski, Sllavko Janevski, Aco Shopov.

Në suaza të kremtimit të shenjtorëve Kirili dhe Metodi, nesër në kinemanë „Ticijano“  do të shfaqet filmi dokumentar „Toka e mjaltit” me regji të Tamara Kotevska,prezentimi i së cilit është në iniciativë të Ambasadës së Maqedonisë në Romë dhe Asociacionit „Gra Diplomate” në MPJ në Itali ACDMAE.

Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska është anëtare e delegacionit shtetëror-kishës të udhëhequr nga kryetari i Qevrisë Dimitar Kovaçevski, që sot dhe nesër është në Republikën e Italisë dhe në Vatikan me rastin e kremtimit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi.

Kostadinovska-Stojçevska sot ishte në audiencë me kreun e Kishës Katolike Romake, Shenjtërinë e tij Papa Françeskun, ndërsa delegacioni vendosi kurorë lulesh në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedone. Për ditën e nesërme është planifikuar vizitë në bazilikën e „San Klemente“, ku do të mbahet lutje në nder të Sh.Kirilit, i kryesuar nga Hirësia e Tij, mitropoliti evropian, z. Pimen.

LINKU NGA FJALIMI I MINISTRES SË KULTURËS BISERA KOSTADINOVSKA – STOJÇEVSKA

FJALIM I MINISTRES BISERA KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA PARA KONCERTIT TË TENORIT BLLAGOJ NACOSKI

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе