Kostadinovska-Stojçevska në jubileun e Institutit të historisë nacionale: E kaluara është vepër e historianëve që i respektojnë faktet

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot iu drejtua simpoziumit ndërkombëtar  shkencor me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Institutit të historisë nacionale, i cili u mbajt në Akademinë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë.

Në fjalimin e saj, Kostadinovska-Stojçevska dërgoi urime për jubileun “75 vjet i Institutit të Historisë Nacionale”, siç tha ajo, institucion me rëndësi të madhe për të ardhmen e shtetit maqedonas.

“Prandaj, themelimi i Institutit të historisë nacionale në vitin 1948 është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të thosha një veprim largpamës për vendin tonë. Me kalimin e viteve, Instituti është shndërruar në institucion i zhvilluar shkencor, me një staf të respektuar shkencor dhe institucion i gatshëm për të përballuar sfida të shumta. Dhe me këtë rast i falënderoj të gjithë ata që themeluan, e ngritën dhe etabluan Institutin e Historisë Nacionale për ngritjen e një muri të fortë”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja e Kulturës shprehu besimin se ideja e Institutit për konferencën e sotme ndërkombëtare “Evropa dhe Maqedonia: Ide, procese dhe personalitete”, në të cilën marrin pjesë shkencëtarë, studiues dhe intelektualë të mirë nga Hungaria, Polonia, Serbia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, do të vërtetojë thelbin e fjalëve se identifikimi i ngjarjeve të së shkuarës është punë e historianëve që respektojnë faktet.

“Detyra jonë e përbashkët është të nxisim pasionin për kërkimin dhe zbulimin e proceseve historike, veçanërisht tek të rinjtë. Historia, jo si barrë por si hartë identiteti e një vendi që i përket familjes dhe vlerave evropiane. Dhe Instituti i Historisë Nacionale ka rol të madh në këtë”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Në hapjen e simpoziumit dyditor, e cila mbahet sot dhe nesër në ASHAM, u drejtuan edhe prof. dr. Dragi Gjorgjiev, drejtor i Institutit të Historisë Nacionale dhe prof. dr. Biljana Angellova, rektore e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Certifikata mirënjohjeje u ndanë edhe për punonjësit në pension të këtij institucioni publik.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе