Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, si anëtare e delegacionit qeveritar, së bashku me zëvendësin e parë të kryeministrit përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe me Bekim Rexhepin, zëvendësministër i transportit, vendosën lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Shpëtimtari”.
“Të punohet në vazhdimësi për ngritjen kulturore dhe çlirimin e popullit maqedonas” dhe ta shohësh “botën si fushë për garë kulturore ndërmjet kombeve” janë vizionet e Goce Dellçevit që të gjithë i ndajmë edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar ministrja Kostadinovska-Stojçevska në faqen e saj në Facebook, me rastin e 152 vjetorit të lindjes së njeriut të madh, emrin e të cilit e konsiderojmë sinonim të luftës së popullit për liri.
Ajo shton se Dellçevi, si mësues dhe organizator i Organizatës Revolucionare të Maqedonisë, e përmbushi detyrën e tij ndaj popullit të tij dhe për shkak të urtësisë dhe veçorive të larta morale mbetet njeriu më i ndritur në kujtesën kolektive të brezave deri më sot.
– Historia është dëshmitare se Goce Dellçev hyri në arenën politike ballkanike pikërisht atëherë kur populli i tij, populli i Maqedonisë, vendosi të tregojë dhe të përdorë me vendosmëri pjekurinë e tij kombëtare para Evropës dhe botës. Ai është një nga promotorët më të fortë të aspiratës shekullore për një shtet maqedonas në të cilin të gjithë do të gëzojnë të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale”, ka shkruar Kostadinovska-Stojçevska.