Kostadinovska-Stojçevska: Në frymën e miqësisë fillojmë bashkëpunimin me Pallatin e Arteve në Bruksel

од admin_kult

Maqedonia e Veriut është një vend me trashëgimi të pasur kulturore, por edhe krijimtari aktuale, ku kultura është vendosur lart në prioritetet e Qeverisë, gjë e cila konfirmohet me mbështetjen e një numri projektesh që janë në funksion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojcevska, gjatë vizitës së saj të punës në Mbretërinë e Belgjikës, ku në Pallatin e Arteve të Bukura në Bruksel u takua me Drejtoreshën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Magdalena Liskova, Drejtoreshën e Filmit, Zhuliet Dure, Verle Deklerk, Zëvendës Drejtor i Muzikës dhe Tony Van Der Zëvendës Drejtor për programin Muzika e Botës.

Duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe mundësinë për të gjetur modele për bashkëpunim të ndërsjellë, Kostadinovska-Stojçevska nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Belgjikës po zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, gjë që konfirmohet nga shkëmbimet dhe vizitat, delegacionet në nivelin më të lartë.

– Në të ardhmen e afërt, kur do të themelonim Qendrën Kulturo-Informative Maqedonase në Bruksel, diskutuam mundësinë e organizimit të manifestimeve kulturore maqedonase në Pallatin e Arteve të Bukura. Si shtet, është e rëndësishme për ne që të përfaqësojmë kulturën maqedonase kudo në Evropë, duke u prezantuar vazhdimisht në Ditët e Kulturës Jashtë vendit, duke marrë pjesë në panaire ndërkombëtare të librit, si dhe duke u prezantuar në vendet kryesuese të Bashkimit Evropian dhe duke marrë pjesë në manifestimin Qendra Evropiane e Kulturës, theksoi ministrja.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e organizimit të aktiviteteve komplekse në Pallatin e Arteve të Bukura, si dhe për pjesëmarrjen në Festivalin e Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në fund të janarit  të vitit 2023.

Kostadinovska-Stojçevska gjithashtu u dërgoi ftesë të hapur bashkëbiseduesve Liskova, Dure, Deklerk dhe Ekin që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe të jenë mysafirë në disa nga ngjarjet tradicionale ndërkombëtare, si: Festivali i Verës së Ohrit, Mbrëmjet e Poezisë së Strugës, Festivali Ndërkombëtar  kamera filmike” Vëllezërve Manaki”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе