Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Çekisë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme të planit të jashtëm-politik, në suaza të bashkëpunimit rajonal, BE-së dhe NATOS. Në fushën e kulturës, para shteteve me numër të madh mundësish dhe me potencial edhe më të madh për bashkëpunim më dinamik, që duhet të intensifikohet në periudhën vijuese – u dakorduan ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevsla dhe zëvendës ministri i Kulturës të Republikës së Çekisë, Ondrzhej Hrast,në takimin e sotëm të punës në Pragë.
Në takim, që kaloi në atmosferë shoqërore, ministrja Kostadinovska-Stojçevsla shprehu falënderim për mbështetjen që jep Çekia për proceset eurointegruese të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ajo shprehu bindje që në suaza të kryesisë çeke me BE-në edhe më shumë do të vendoset theksi në përpjekjet e përbashkëta për përforcimin e paqes,demokracisë dhe dialogut në Evropë.
„Me z. Hrast biseduam për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit mes shtëpive kombëtare filarmonike dhe operas dhe baletit, galerive, panaireve të librit, si dhe për mundësitë për bashkëpunim më intenziv në mes festivaleve ndërkombëtare që i kanë të dy vendet në fusha të ndryshme të arteve“, thotë Kostadinovska-Stojçevska.
Në takim, ajo theksoi edhe aktivitetet e Maqedonisë së Veriut për kyçjen e kulturls në Agjendën e Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe praktikat e mira të shfrytëzuesve maqedonas të Programit „Evropa Kreative“dhe të instrumenteve për ndihmën Para Antarësimit në BE në bashkëpunim ndërkufitar.
Bashkëbiseduesit theksuan që në periudhën në vazhdim do të ripërtërijnë Programin për bashkëpunim në mes dy ministrive dhe do të përforcojnë komunikimin për vendosjen e bashkëpunimit më intenziv mes institucioneve të ndërlidhura në të dy vendet.
Ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska, propozoi që të inicohen puntori të përbashkëta nga fusha e industrive kreative ose takime të nivelit të duhur në të cilin do të shkëmbeheshin eksperienca në këtë sferë. Zëvendës ministri Hrast, përsëri, ndau eksperienca çeke për mbështetje të artistëve të rinj dhe inicoi aktivitete për mbështetje për më të rinjtë të cilët kanë rrjete të tyre ndërkombëtare të lidhjes dhe afrimit.
Në takim u diskutua për eksperiencat pozitivee nga bashkëpunimi në veprimtarinë e filmit, si dhe prezantimet e rregullta të realizimit të kinematografisë në të dy vendet. Ministrja e Maqedonisë së Kulturës shprehu kënaqësi që edhe me rastin e shënimit të presidencës çeke me BE-në, mes përmbajtjeve që do të prezantohen para publikut çek janë edhe realizimet filmike më të reja të autorëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesiit theksuan edhe bashkëpunimin mes dy shteteve në nivel multilateral veçanërisht në suaza të aktiviteteve në Forumin e kulturave sllovene.
Kostadinovska-Stojçevska udhëzoi ftesë drejtuar zëvendës-ministrit Hrast të jetë mysafir në përmbajtjet kulturoreqë sot dhe nesër organizohen në Pragë,Çeki,me rastin e Presidnecës Çeke me BE-në dhe Ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori.