Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sonte mori pjesë dhe foli në manifestimin “Për nder të poetit” në Qendrën e Kulturës “Aco Shopov” në Shtip, në vitin kur shteti maqedonas përkujton 100 vjetorin e lindjes së njërit prej poetët më të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore maqedonase.
“Kam nderin t’i shpreh respekt të madh Shtipit dhe Qendrës së Kulturës, që mban emrin e poetit të madh, për energjinë, dashurinë dhe pasionin tuaj të pashtershëm në ruajtjen dhe edukimin e emrit dhe veprës së Shopovit, duke ruajtur kështu poezinë e të madhit lirikut maqedonas, të përjetshmit Aco Shopov, i cili la të qëndrueshme dhe të shënuar poezinë bashkëkohore maqedonase”, tha ministrja e Kulturës në manifestimin ku u interpretuan kompozime të reja në standardet e xhazit, të bazuara në tekste të Shopovit, mbrojtës i Qendrës për Kulturë në Shtip.
Kostadinovska-Stojçevska përshëndeti idetë me të cilat Qendra e Kulturës përmes këtij manifestimi arrin të mbajë fjalët e Shopovit në mesin e gjeneratave të reja dhe në këtë mënyrë të ndërtojë të rinj që vlerësojnë vlerat themelore, duke u mundësuar atyre të krijojnë vepra që pasqyrojnë kulturën bashkëkohore maqedonase.
Ministrja e Kulturës shprehu besimin se me përfundimin e këtij viti jubilar kushtuar Aco Shopovit të cilin e quajnë “ishull në mes të oqeaneve të fjalëve”, Qendra e Kulturës dhe vendlindja e tij, si më parë, do të vazhdojnë të ndriçojnë mesazhe të reja që sjell poezia e Shopovit.
Në manifestimin tradicional “Nata e poetit”, çmimi “Aco Shopov” iu nda akademikut Vitomir Mitevski – për kontribut të veçantë në popullarizimin e personazhit dhe veprës së Aco Shopovit. Në mënyrë të përshtatshme, qendra e kulturës nderon edhe persona të dalluar për angazhimin e tyre në edukimin dhe afirmimin ndërkombëtar të veprës së Shopovit.