Kostadinovska-Stojçevska nga Dellçeva: Investuam 9,6 milionë denarë në Shtëpinë Përkujtimore të KAÇKM-së – sallë e re pas 40 vjetësh

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot ishte në  vizitë pune në Dellçevë, ku së bashku me kryetarin e komunës, Goran Trajkovski, inspektuan aktivitetet e sallës së re në Shtëpinë Përkujtimore të KAÇKM-së, projekt ky i mbështetur financiarisht nga Programi i Ministrisë së Kulturës për dotacionet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale për vitin 2023.

– Projekti është investimi i parë në këtë objekt pas 40 vitesh, për të cilin Ministria e Kulturës ka investuar mbi 9,6 milionë denarë. Ky është edhe një konfirmim i prioriteteve të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës për kujdesin ndaj kulturës dhe për nxitjen e zhvillimit kulturor lokal – theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

– Kështu do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm – shtoi ajo, duke u bërë thirrje edhe pushteteve tjera lokale që të aplikojnë me projekte, sipas shembullit të Komunës së Dellçevës.

Realizimi i projektit, sipas ministres së Kulturës, mundëson mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore në vetëqeverisjen lokale, por edhe, siç tha ajo, tërheqjen e të rinjve për të vazhduar traditën dhe ushqyerjen e veçorive kulturore të Zonës së Pijanecit.

Kostadinovska-Stojçevska informoi se Ministria e Kulturës mbështet financiarisht shumë ngjarje dhe manifestime të tjera nga të gjitha aktivitetet kulturore në Dellçevë. Ajo shprehu bindjen se, siç tha, ajo dhe Ministria e Kulturës janë të hapura për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe përkrahje të projekteve që do të ndërgjegjësojnë kulturën dhe do të kontribuojnë në avancimin, promovimin dhe afirmimin e trashëgimisë sonë të pasur dhe unike kulturore.

Kryetari Trajkovski shprehu mirënjohjen e tij të madhe për ministren Kostadinovska-Stojçevska dhe Ministrinë e Kulturës që, siç tha ai, e kanë njohur nevojën e qytetarëve të Dellçevës dhe për të mundësuar mbështetjen e këtij investimi me mjete të konsiderueshme, të cilat do t’i kthejnë shkëlqimin vendit ikonik për kulturë, në Dellçevë – sallë në Shtëpinë përkujtimore KAÇKM.

– Për Dellçevën, realizimi i projektit të mbështetur nga Ministria e Kulturës përmes dotacioneve kapitale është i rëndësishëm në shumë aspekte, sepse salla, e cila ishte një vend kulti për kulturën në Dellçevë, nuk ishte rikonstruktuar që nga hapja e saj në vitet ’80 të shekullit të kaluar, dhe ishim duke u përballur me probleme serioze në organizimin e çdo manifestimi dhe për shkak të gjendjes së keqe të sallës, shumë manifestime nuk mbaheshin më në këtë sallë – tha kryetari Trajkovski.

Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska, në kuadër të vizitës së punës, me ftesë të Asociacionit Grupit Folklorik “Kopachka”, mori  pjesë në defileun dhe manifestimin e shënimit të jubileut të 75 vjetorit të ekzistencës së Asociacionit dhe 20 vjet nga miratimi i Konventës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе