Kostadinovska-Stojçevska: Me 50 për qind zbritje për çdo biletë, e bëjmë kulturën më të kapshme për të rinjtë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot në zyrën e saj u takua me përfaqësues të Asamblesë studentore universitare gjatë së cilës u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Asamblesë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

“Me Memorandum është rregulluar një zbritje studentore prej 50 për qind në biletat për të gjithë studentët që kanë indeks me semestër të certifikuar për hyrjen dhe ndjekjen e programeve të institucioneve nacionale në fushën e kulturës”, tha ministrja e Kulturës për mediat.

Kostadinovska-Stojçevska informoi se ky memorandum mbulon të gjitha institucionet nacionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo shtoi se memorandumi ofron më shumë përfitime për studentët: “Studentët do të kenë qasje të barabartë në skenën kulturore, do të rritet prania e tyre në institucionet kulturore, do të kenë mundësi të vizitojnë të gjitha ngjarjet kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë organizuar nga të gjitha institucionet nacionale në vend, do të ndihmojmë në lehtësimin e standardit të tyre, nga e cila është nxjerrë edhe kjo nismë”.

Ministrja e Kulturës theksoi se studentët, pra të rinjtë kanë qenë në fokus që në fillim të mandatit të saj. Ministrja përkujtoi se edhe në Ligjin për kulturën që është në përgatitje e sipër janë paraparë vende pune, kategori me zero përvojë pune, gjegjësisht me atë rregullore të rinjtë menjëherë do të kenë kushte për punësim në institucionet nacionale. “Për shkak të deficitit të madh të kuadrove profesionale, deputetët në Kuvend kanë dorëzuar edhe një ligj për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit, me të cilin do të sigurohen bursa për stafin deficitar. Me këtë, studentët të cilët do të merrnin bursa përmes këtij programi menjëherë do të mund të punësohen në një nga institucionet në fushën e kulturës”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja e Kulturës falënderoi studentët për nismën dhe tha se ajo si ministre dhe e gjithë Qeveria mbeten të përkushtuara që të punojnë për përmirësimin e standardit të studentëve dhe programeve që sigurojnë të ardhme më të mirë dhe realizimin e të drejtave dhe nevojave të të rinjve.

Kryetari i Kuvendit të Universitetit, Aleksandar Nikollovski, duke përshëndetur profesionalizmin e ministres së Kulturës dhe bashkëpunimin me Ministrinë, theksoi se nënshkrimi i Memorandumit është vërtetim i përkushtimit të tyre për përkrahje të studentëve në vend dhe se ky bashkëpunim kontribuon në përmirësimin e standardit të studentëve, për të nxitur reflektimin kritik dhe promovimin e ndërgjegjësimit kulturor, historik dhe artistik tek të rinjtë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе