Kostadinovska-Stojçevska: Mbështetim projektet e institucioneve nacionale në fushën e kulturës në Tetovë me mbi 14 milionë denarë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova kanë vizituar sot Tetovën, qytetin me histori të gjatë dhe të pasur dhe traditë kulturore shumështresore, në të cilin bashkohen kulturat e ndryshme të popujve që jetojnë në këtë rajon.

Ministret shqyrtuan pjesën e re administrative të Muzeut të rajonit të Tetovës, ku për restaurimin e objektit janë investuar 4,5 milionë denarë. Me këtë investim u krijuan kushte më të mira për punën e vazhdueshme të një prej institucioneve kryesore kulturore në këtë qytet, i cili ka ndikim të madh në të gjithë rajonin e Pollogut.

– Investojmë në kulturë dhe pasurojmë jetën e larmishme kulturore të qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Tetovë dhe rrethinë. Ministria e Kulturës ka investuar mbi 14,5 milionë denarë në institucionet kulturore të Tetovës vetëm për të mbështetur programin – tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska në një deklaratë për media.

Ajo theksoi edhe reagimet pozitive të shoqatave, përfitues të konkursit “Kultura në verë”, me të cilët diskutoi për projektet dhe planet e tyre të ardhshme për pasurimin e programit kulturor të banorëve të Tetovës.

– Shfrytëzuesit e këtij konkursi treguan talent dhe njohuri me të cilat sollën freski të re në ofertën kulturore për banorët e Tetovës, në të gjitha fushat artistike, për të cilën u ndanë 638 mijë denarë – tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska nënvizoi se investimet kapitale në kulturë në Tetovë po vazhdojnë, duke theksuar se në vitin 2023 janë investuar gati 147 milionë denarë, pjesa më e madhe e të cilave është për ndërtimin e objektit kapital të dedikuar për teatrin dhe bibliotekën në Tetovë.

Sipas ministres së Kulturës, shqetësimin që tetovarët të kenë repertor të pasur dhe të larmishëm kulturor e vërteton edhe themelimi i Institucionit të ri nacional të Ansamblit të Muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë, veprimtaria kryesore e të cilit do të jetë performanca, promovimi dhe afirmimi i muzikës klasike, xhaz, vokale dhe vokalo-instrumentale shqiptare ndërsa objektivat e programit do të kenë qasja e barabartë për të gjithë qytetarët.

Kostadinovska-Stojçevska e ka përmendur edhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.

-Dëshiroj t’ju informoj se po zhvillohen aktivitetet për konservimin dhe restaurimin e plotë të pikturës murale në kishën “Shën Mëria” në Leshok. Këto aktivitete mundësuan edhe zbulimin e rrallë të shtresës së tretë të pikturës që ndodhet në altar, poshtë shtresës së shekullit të 17-të. Si projekt i Qeverisë, realizimi i mbrojtjes së pikturës do të vazhdojë edhe në vitin 2024, si dhe restaurimi i hanit të këtij manastiri të vyer dhe monument kulture – informoi ministrja e Kulturës.

Ministrja e Kulturës shprehu edhe kënaqësinë për përfundimin e projektit shumëvjeçar për konservimin dhe restaurimin, rehabilitimin dhe revitalizimin e patundshmërisë së mbrojtur “Shtëpia e Alim Beut”, për të cilin këtë vit janë ndarë 2,5 milionë denarë.

Ministria e Kulturës, siç theksoi Kostadinovska-Stojçevska, mbetet e përkushtuar edhe në të ardhmen për realizimin e aktiviteteve për të kultivuar traditën e pasur kulturore dhe veçoritë e Tetovës, por edhe për të gjitha idetë e reja kreative në kulturë..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе