Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në lidhje me publikimin e tekstit në Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase nën titullin titull „A do të krijojë protokolli me Bullgarinë autocensurë për autorin maqedonas?”, profilin e saj në Facebook theksoi:
„Publik i nderuar,
Pas reagimit publik ndaj deklaratës sime në një intervistë për VOA, ndihem e detyruar të shpjegoj disa aspekte.
CENSURA është veçori e shoqërive apo qeverive të kaluara dhe nuk ka vend në shekullin e 21-të, në një vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE. Censura është fenomen që bie ndesh me demokracinë dhe lirinë e fjalës që gëzojmë sot!
Pikërisht për këtë deklarata ime fillon me fjalët “Le të krijojnë lirisht!”
Si ministre, për sa kohë të jem në atë detyrë, nuk do të ketë censurë në asnjë projekt të mbështetur nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu dua të jem absolutisht e qartë, sa jam ministre, nuk do të ketë vend për të kufizuar apo drejtuar asnjë artist në asnjë mënyrë, është kundër të gjitha bindjeve të mia personale dhe mbi të gjitha profesionale.
Përderisa deklarata, e cila sot është në shënjestër të interpretimeve “të lira”, lëndon ndjenja, nxitje, motiv dhe përpjekje krijuese, më vjen keq. Synimi absolutisht nuk është të drejtoj apo kufizoj, përkundrazi, synimi im ka qenë dhe do të jetë gjithmonë të mbështes mendimin dhe shprehjen e lirë.
Dhe në fund, dua të përsëris: Liria e artistit është e madhe. Ajo është e paprekshme. ASKUSH nuk mund ta kufizojë atë liri. Dhe këtu askush nuk duhet të ketë dyshime”.