Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska uroi Ditën Botërore të Kërcimit, ditën kur kërcimi festohet si fuqia e shpirtit njerëzor, krijimtarisë artistike dhe rëndësia e skenës së kërcimit në formësimin e artit modern.
“Ministria e Kulturës konfirmon kontributin e saj në skenë dhe mbetet partnere në afirmimin e identitetit të vallëzimit maqedonas”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska, duke shtuar se kërcimi si art kreativ universal reflekton dhe promovon kulturën maqedonase, e cila ka histori të rëndësishme të kërcimeve përmes ekzistencës së të cilave thyhen paragjykimet dhe kufizimet.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska shprehu besimin se projektet e përbashkëta promovojnë dialogun kulturor dhe sjellin liri në art.