Kostadinovska-Stojçevska: Jemi të përkushtuar për bashkëpunim të hapur me UNESCO-n, me aktivitete të përbashkëta do ta mbrojmë trashëgiminë natyrore dhe kulturore në Ohër

од admin_kult

Në vitin 2023, Maqedonia e Veriut vazhdoi të punojë me përkushtim për ruajtjen e statusit të rajonit të Ohrit dhe përmbushjen e rekomandimeve të misioneve monitoruese reaktive të UNESCO-s dhe organeve të saj këshilluese në vitin 2017 dhe në vitin 2020, u theksua në seancën e gjashtë të sotme të komisionit nacional për UNESCO-n.

Seancën e drejtoi ministrja e Kulturës dhe kryetarja e Komisionit nacional për UNESCO-n, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila iu referua Raportit për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe progresin në zbatimin e Vendimit të komitetit të trashëgimisë botërore.

“Duke konfirmuar marrëdhëniet e hapura dhe partneriteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë ndaj Qendrës së trashëgimisë botërore dhe organeve këshillimore, në janar 2024 kërkuam mision të përbashkët monitorues reaktiv të Qendrës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe organeve këshillimore, të cilat do të zbatohet ka fundi i marsit të vitit 2024”, informoi Kostadinovska-Stojçevska, e cila shtoi se misioni do të kryhet për të vlerësuar gjendjen aktuale me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit me udhëzime për aktivitetet e ardhshme me qëllim të mbrojtjes adekuate të trashëgimisë.

Anëtarët e Komisionit nacional u njoftuan edhe për Planin strategjik të rishikuar për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit (2023-2030). Në këtë drejtim, Ministrja e Kulturës konfirmoi se në procedurën për rishikimin e Planit Strategjik, e cila është përgatitur nga ekipi i ekspertëve nga të dyja vendet, indikacionet, vërejtjet dhe rekomandimet që përmban mendimi i organit këshillëdhënës të UNESCO-s – Organizatës ndërkombëtare për monumentet IKOMOS.

Këto dokumente të rëndësishme, pasi të dorëzohen në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, do të publikohen edhe në ueb-faqet e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

“Situata me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit do të shqyrtohet në sesionin e 46-të të Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i cili duhet të mbahet në korrik 2024, kur do të merret vendim i ri për statusin e trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”, informoi Kostadinovska-Stojçevska.

Në seancën e sotme të Komisionit nacional të UNESCO-s, u shqyrtuan dhe u renditën projektet e paraqitura në Thirrjen për aplikim të propozim-projekteve në kuadër të Programit të pjesëmarrjes së UNESCO-s për 2024-2025.

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska informoi se në afatin e thirrjes, e cila është publikuar në ueb-faqet e Ministrisë së Kulturës dhe departamentit për bashkëpunim me organizatat joqeveritare pranë sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, janë pranuar nëntë propozim projekte nga fushat programore në arsim, shkencë, kulturë dhe mjedis.

Në seancë fjalim mbajti edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Zoran Pavllov, i cili mori pjesë në përgatitjen e Raportit dhe ishte pjesë e ekipit për rishikimin e Planit Strategjik, i cili sqaroi veprimet e ndërmarra nga të gjitha institucionet kompetente që kanë kompetenca në mbrojtjen e Rajonit të Ohrit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе