Kostadinovska-Stojçevska: I përmbushim rekomandimet e UNESCO-s dhe bashkërisht mundësojmë mbrojtjen e përhershme të rajonit të Ohrit

од admin_kult

Ministrja e Kulturës dhe kryetarja e Komisionit nacional për UNESCO-n, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot në Ohër ka mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e misionit monitorues reaktiv të UNESCO-s, i cili përbëhet nga anëtarë të Qendrës së Trashëgimisë Botërore, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet dhe Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Takimi u mbajt në Institutin dhe Muzeun – Ohër, ku morën pjesë edhe anëtarët e ekipit nacional koordinues nga vendi ynë dhe drejtoresha Irena Shain.

“Ministria e Kulturës dhe Ekipi koordinues nacional janë të përkushtuar për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ne nuk i shmangemi shqetësimit për Rajonin e Ohrit dhe ruajtjen e statusit të listës prestigjioze të UNESCO-s. Jam e bindur se të bashkuar, pushteti qendror, vendor dhe sektori joqeveritar në koordinim të përbashkët, me dinamikë të përshpejtuar, do të vazhdojmë të përmbushim udhëzimet e UNESCO-s për përmirësimin e situatës me trashëgiminë e rrallë natyrore dhe kulturore të rajonit tonë”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin e Ohrit, mënyrat për tejkalimin e sfidave dhe progresin e bërë nga vendi në raport me rekomandimet e fundit të UNESCO-s.

Ministrja dhe ekspertët maqedonas i njoftuan anëtarët e misionit reaktiv për të gjitha aktivitetet e realizuara dhe në vazhdim lidhur me rekomandimet, si miratimi i Planit strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe përgatitjen e dokumentet ligjore, duke përfshirë: Propozimin e ligjit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.

Aktivitetet e përfunduara për mbrojtjen e platformës prej druri në Gjirin e Kockave, qasja në asetet e mbrojtura kulturore, përgatitja e “Udhëzimeve për pronarët e pasurive të paluajtshme kulturore në Rajonin e Ohrit – Trashëgimia Botërore e UNESCO-s”, në mënyrë që të ndihmohet u diskutua edhe për pronarët e pasurive të paluajtshme kulturore në rajonin e Ohrit për përmbushjen e të drejtave dhe obligimeve të tyre.

Takimi ishte pjesë e agjendës së misionit treditor të përbashkët monitorues reaktiv të anëtarëve të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (ICOMOS) dhe Bashkimin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës në Trashëgiminë Botërore Ndërkufitare. “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit””, në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе