Kostadinovska-Stojçevska: Gratë rome kanë potencial për t’i thyer stereotipet përmes artit

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska hapi manifestimin kulturor që u mbajt në kuadër të Konferencës së 9-të ndërkombëtare për gratë rome dhe gratë udhëtare, duke thënë se është obligim kolektiv që së bashku të ndërtojmë barazinë dhe se tani duhet të mendojmë se si do të jetojnë dhe si do të jetë jeta e grave rome të lindura sot.

Ekspozita “Gruaja – nënë, shtyllë dhe mbështetje” tregon respektin dhe vlerësimin që kemi për gruan rome, rolin dhe kontributin e saj në familje dhe shoqëri”, tha ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska, duke theksuar se ngjyra e kuqe e veshjeve tradicionale të grave rome është simboli i sakrificës së tyre individuale për mirëqenien kolektive, por edhe potenciali për të tejkaluar barrierat e imponuara në shoqëri.

Kostadinovska-Stojçevska iu referua edhe konferencës së sotme ndërkombëtare, për të cilën ajo tha se është mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e praktikave të mira dhe vazhdimin e dialogut të të gjitha palëve të interesuara në rrugën për sigurimin e barazisë dhe përfshirjes sociale të grave dhe udhëtarëve rome.

“Mbajtja e Konferencës së 9-të ndërkombëtare për gratë Rome dhe gratë udhëtare, këtu në Shkup, organizuar nga Këshilli i Evropës, është një tjetër konfirmim i partneritetit dhe veprimit tonë të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër diskriminimit dhe ndërtimin e shoqëritë gjithëpërfshirëse”, shtoi  Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo theksoi se në vitin që shënon 75 vjet nga miratimi i Deklaratës universale të të drejtave të njeriut, përfshirja sociale, lufta kundër segregacionit dhe stigmatizimit vazhdojnë të jenë sfida të forta për barazinë e grave rome në shoqëritë më të zhvilluara demokratike, duke përfshirë atë maqedonase.

“Ne nuk kemi alternativë ndaj vlerave më të larta demokratike dhe zbatimit të politikave gjithëpërfshirëse dhe planit strategjik për përfshirjen e romëve dhe udhëtarëve në Këshillin e Evropës (2020-2025), për zhvillim të një shoqërie të hapur dhe gjithëpërfshirëse në të cilën gratë rome janë të integruara, qytetare të respektuara dhe të vlerësuara”, shtoi Kostadinovska-Stojçevska, duke theksuar se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes së të drejtave të bashkësive etnike bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si pjesë vlefshme dhe e pandashme e shoqërisë maqedonase dhe diversitetit të saj kulturor.

Ministrja e Kulturës theksoi se kemi arritur shumë në avancimin e të drejtave të romëve, por duhet të vazhdojmë të flasim me zë të lartë dhe publikisht për sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se po ecim të palëkundur në këtë rrugë, e cila është e gjatë dhe aspak e lehtë, por siç tha ajo “është e vetmja mënyrë për të hequr barrierat që pengojnë avancimin arsimor, ekonomik dhe politik të grave rome”.

Në këtë kontekst, ajo theksoi se janë hedhur shtyllat mbi të cilat po ndërtojmë bazat për barazi reale dhe efektive të grave rome dhe se ndryshimet janë të arritshme, nëse të gjithë së bashku punojmë për barazi dhe të drejta të barabarta.

“Dhe nuk duhet të harrojmë se ndryshimet vijnë edhe përmes artit, i cili ka fuqinë të japë ide, emocion, kurajo për të vepruar në mjedis dhe në jetën e përditshme. “Duke sjellë traditat, kulturën dhe zakonet e pasura të komunitetit rom tek qytetarët, ne po shkatërrojmë paragjykimet dhe stereotipet për gratë rome”, tha ministrja.

Si shembull i grave aktive dhe me ndikim, të cilat me aktivitetet e tyre konfirmuan potencialin dhe kapacitetin e grave rome, ministrja Kostadinovska-Stojçevska renditi të jashtëzakonshmet Esma Rexhepova, Usnia Rexhepova, Elena Llackova, Caja Stojka, Ollga Pankova, Bronisllava Vajs e shumë të tjera, si shembull i rolit dhe kontributit të grave rome në ndërtimin e një shoqërie multikulturore dhe të qëndrueshme.

Halluard Gorset, kreu i Departamentit kundër diskriminimit në Këshillin e Evropës, foli në ekspozitën e kostumeve unike të dhuruara nga Shoqata e dashamirëve të artit popullor rom “Romano Ilo”, i cili shprehu kënaqësinë e tij që kultura dhe identiteti rom janë pjesë e muzeve të Maqedonisë dhe muzeve në mbarë botën.

“Duhet të jetë shembull pozitiv për vendet e tjera anëtare të Këshillit të Evropës që përfaqësojnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore të romëve, veçanërisht të grave rome”, theksoi Gorset.

Ngjarja u organizua nga Këshilli i Evropës dhe Instituti Evropian i Romëve për Art dhe Kulturë (ERIAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе