Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, me rastin e 115 vjetorit të kodifikimit të gjuhës shqipe, ka dërguar mesazh urimi duke thënë se në këtë ditë intelektualët dhe mendimtarët shqiptarë unifikuan alfabetin gjuhës shqipes, i cili hodhi themelet e kulturës dhe identitetin shpirtëror të shqiptarëve.
“Gjuha është shpirti i një kombi, por shkrimi është identiteti i tij. Duhet të jemi krenarë që vlerat tona janë evropjane, të cilat na bashkojnë në diversitet dhe me të cilat ndërtojmë shtet evropian, tha ministrja e Kulturës në urimin me rastin e festës së 22 Nëntorit.
Ajo shtoi se historia dhe trashëgimia shpirtërore e shqiptarëve ushqehet edhe përmes Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe ku ruhet trashëgimia e pasur për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Kostadinosvka-Stojçevska, e cila mori pjesë në akademinë solemne me rastin e festës së 22 Nëntorit, të organizuar nga Qeveria, tha se me shpalljen e kësaj date si ditën e alfabetit të gjuhës shqipe dhe duke shënuar një nga datat më të rëndësishme për shqiptarët, konfirmojmë se shoqëria maqedonase është multikulturore, në të cilën gjuha shqipe është pjesë përbërëse e pasurisë së përbashkët gjuhësore dhe kulturore.
Në Kuvend sot është ndarë edhe çmimi shtetëror “22 Nëntori”, fitues të të cilit këtë vit janë prof.dr. Agim Vinca dhe shkrimtari Ahmet Selmani.