Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska në vizitë pune në Dellçevë

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot (21.12.2023) është në vizitë pune në Komunën e Dellçevës.

Sipas agjendës, ministrja Kostadinovska-Stojçevska do të ketë takim me kryetarin e komunës Goran Trajkovski dhe do të vizitojë pjesën e Shtëpisë përkujtimore të KAÇKM-së, ku zhvillohen aktivitetet e fundit të Projektit për rindërtimin dhe riparimin e sallës së vogël, të mbështetur nga Programi për dotacione kapitale në kulturë për  njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Me ftesë të grupit folklorik “Kopaçka”, Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska në Dellçevë do të marrë pjesë edhe në paradën ceremoniale me rastin e 75 vjetorit të ekzistencës së Grupit folklorik “Kopaçka” dhe 20 vjet nga miratimi i Konventës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale nga UNESCO.

Deklaratat për media janë planifikuar për në orën 13:00 para sallës së re në Shtëpinë Përkujtimore KAÇKM-së.

Ftojmë mediat tuaja të përcjellin deklaratat.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе