Kostadinovska-Stojçevska: E realizuam vizionin, kemi Orkestrën nacionale të xhazit

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, para fillimit të koncertit të parë të Orkestrës Nacionale të Xhazit, theksoi se me shumë dashuri, punë, mirëkuptim, respekt dhe vizion, arritën së bashku në këtë mbrëmje të parë koncertale të institucionit të sapoformuar nacional në fushën e kulturës.

“Ne e dimë se si arritëm këtu së bashku. Andaj, këtë mbrëmje kënaqësia është edhe më e madhe. Jam e bindur se këta muzikantë, të njohur edhe për rajonin, do të arrijnë majat e skenës botërore të xhazit. Si ministre e Kulturës, si Ministri dhe si Qeveri do t’i mbështesim edhe në atë rrugë”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja e Kulturës shtoi se pikërisht këta muzikantë, me veprimtarinë dhe ndikimin e tyre aktiv e të pasionuar artistik, imponuan nevojën e krijimit të një big-bandit shtetëror.

“Puna e tyre vazhdon traditën që ka pasur kultura jonë muzikore me orkestrën reviale. Me mirënjohje për themeluesit e këtij zhanri, në emër të brezit aktual dhe të rinjve që po mësojnë për këtë stil muzikor, e përgëzoj nga zemra dhe jam jashtëzakonisht e lumtur për fillimin e ri zyrtar të Orkestrës të xhazit”- është shprehur Kostadinovska-Stojçevska.

Me koncertin “Jazz Nova”, i cili u mbajt sonte në Operën dhe Baletin Nacional, filloi sezoni i koncerteve të këtij institucioni të ri nacional, u interpretuan kompozime për big-band nga autorë të shquar maqedonas të xhazit të brezave të ndryshëm. Për muajt në vijim, institucioni i ri nacional përgatit repertor të përzgjedhur me kujdes që ndjek tendencat aktuale në muzikën xhaz, por gjithashtu përfshin performanca të klasikëve të xhazit nga skena vendase, rajonale dhe botërore e xhazit si dhe të ftuar nga emra të shquar të kësaj muzike.

Qeveria vitin e kaluar mori vendimin për themelimin e institucionit të ri nacional në kulturë – Orkestrës Nacionale të Xhazit. Institucioni i ri do të kontribuojë në krijimin e kësaj muzikës në Maqedoni, me cilësi të lartë, i cili do të vendosë kritere të reja dhe standarde më të larta në skenën e xhazit maqedonas dhe për shkak të veçantisë së tij do të bëhet i njohur në vend dhe më gjerë.

Ky institucion ndër të tjera do të ruajë muzikantët e talentuar të xhazit, do t’u ofrojë atyre angazhim të përhershëm dhe të qëndrueshëm, do të angazhohet për edukimin e talentëve dhe entuziastëve të rinj, do të organizojë festivale dhe evente xhaz-i që do të ndihmojnë në kultivimin e kulturës së xhazit në të gjithë territorin e vendit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе