Kostadinovska-Stojçevska dhe Llord Piç: Kultura është themel solid i miqësisë së qëndrueshme në marrëdhëniet maqedonase-britanike

од admin_kult

Kolegji Mbretëror në Londër është sonte në qendër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Organizuar nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, kjo datë e rëndësishme historike shënohet me koncertin e pianistit Dino Imeri, i cili performon me pianistin e njohur kroat, Vedran Janjanin.

Para të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte i dërguari special për Ballkanin Perëndimor i kryeministrit britanik, Llord Piç, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska tha se akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve hap një kapitull të ri në miqësinë tonë, respektin reciprok dhe mbështetjen e sinqertë që ta marrim që nga dita e pavarësisë sonë.

– Mbretëria e Bashkuar, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe mbështetëse e vlefshme e pranimit tonë në Kombet e Bashkuara, ka bërë përpjekje të sinqerta për të kapërcyer mosmarrëveshjen me Greqinë fqinje dhe ka qenë mbështetëse e fortë e statusit tonë kandidat në Bashkimin Evropian. Kjo edhe ndodhi. Statusin e morëm në vitin 2005, gjatë presidencës britanike të Unionit. Në Londër, praktikisht, u bëmë anëtarja e 30-të e NATO-s – tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo shtoi se në 30 vitet e fundit është arritur bashkëpunim në të gjitha fushat, por Londra si qendër e fuqishme politike dhe ekonomike botërore është sfidë edhe për kulturën.

– Të pushtohet dhe të lihet gjurmë është më shumë se prestigj. Prej aty nuk e fsheh ambicien se duam të vazhdojmë dhe përforcojmë bashkëpunimin në kulturë dhe art, të shfrytëzojmë mundësitë e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e kulturës, marrëveshje kjo që ka dy dekada në fuqi nga marrëveshjet e shumta dypalëshe për bashkëpunim në kulturë. Publiku britanik, i njohur për shijen e tij të shquar dhe dalluese në art, e ndoqi me interes të dukshëm ekspozimin e Muzeut Arkeologjik në ekspozitën “Fetë në Perandoritë e Mëdha” në muzeun “Ashmolean” në Oksford – vuri në dukje ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska kujtoi para auditorit në Kolegjin mbretëror se skena e artit bashkëkohor maqedonas u prezantua në ekspozitën “Made in Macedonia” në Londër. Në festivalin “Globe to Globe” Teatri nacional nga Manastiri shfaqi “Henri VI” në gjuhën maqedonase, të cilin organizatorët e vlerësuan si një nga më të mirët e festivalit. Vitet e fundit, botimi “130 vëllime letërsi maqedonase” i përkthyer në anglisht u promovua për publikun londinez në Departamentin e studimeve sllave në Kolegjin prestigjioz universitar.

Në sallat prestigjioze të koncerteve të Londrës, performancat e virtuozit tonë Simon Tërpçeski shpërblehen gjithmonë me duartrokitje të gjata.

– Toka e Shekspirit ishte edhe shtëpia e Shekspirit tonë modern, Goran Stefanovskit. Edhe ai këtë mbrëmje do ta bënte të veçantë. Por në vitet e kaluara, Maqedonia e Veriut ishte gjithashtu e lumtur të priste artistë të shumtë britanikë në Koloninë e arteve në Galiçnik, në “Festivalin e Xhazit të Shkupit”, në Filarmoninë nacional, në “Verën e Ohrit”, në “Mbrëmjet strugane të poezisë” shprehet Kostadinovska – Stojçevska. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e përkthimeve të veprave nga anglishtja në maqedonisht, të cilat mbështeten nga Ministria e Kulturës, si dhe bashkëpunimi në kinematografi përmes Agjencisë së Filmit.

Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska foli për numrin e madh të mërgimtarëve dhe studentëve maqedonas që qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtoi:

– Për kënaqësinë tonë të madhe, në një nga institucionet arsimore më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar ku mësohen gjuhët sllave, Kolegji Universitar në Londër, pas një pauze prej 18 viteve, në vitin 2019 përsëri mësohet gjuha maqedonase. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që punuan dhe ia dolën në këtë sfidë, veçanërisht për diplomatët tanë në ambasadën në Londër në atë kohë. Uroj që ata që ndjekin mësimet ta mësojnë më lehtë gjuhën e bukur maqedonase.

Në këtë mbrëmje solemne për marrëdhëniet dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, të ftuarit i përshëndeti edhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor i kryeministrit britanik, Llord Piç, i cili është mik i madh dhe i sinqertë i Maqedonisë së Veriut dhe njohës i shkëlqyer i rrethanave në vend dhe në rajon.

– Në 30 vitet e fundit ju kemi mbështetur edhe në aktivitete serioze, siç është pranimi i vendit në NATO. Kam pasur privilegjin e madh të jem i pranishëm në atë akt të anëtarësimit në NATO në vitin 2020. Është një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Pra, flasim për një marrëdhënie shumë serioze mes vendeve tona, e cila po zhvillohet vazhdimisht, ndër të cilat janë shkëmbimet tregtare dhe përforcimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit në fushën e kulturës. Si p.sh. programi i shkëmbimeve kulturore që është i jashtëzakonshëm dhe shumë pak vende janë në nivelin e këtij bashkëpunimi dhe shkëmbimi mes dy vendeve tona. Dhe kjo është shprehje e respektit që kemi për banorët e vendit tuaj të bukur. Kam privilegjin të vizitoj shpesh vendin tuaj dhe më bën gjithmonë përshtypje cilësia e të rinjve, energjia, entuziazmi i tyre për punë. Dhe, natyrisht, ngjarja e sonte do të jetë vetëm një ngjarje shtesë në këtë listë të gjatë bashkëpunimi të suksesshëm dhe suksesesh të mëdha, siç është ky koncert muzikor – tha Llord Piç në fjalimin e tij.

Mbrëmja vazhdoi me koncertin e pianistit Dino Imeri me pianistin kroat të shumëçmuar Vedran Janjanin, ndërsa në program ishin vepra të autorëve maqedonas, si dhe vepra të Gustav Holst, Sergej Rachmaninov dhe Vitold Lutoslavski dhe Diana Imeri-Ilkoska.

Programi kulturor u përmbyll në Ambasadën e Maqedonisë në Londër me ekspozitën e 17 veprave artistike të artistes Zhaneta Gelevska-Zhani, të krijuara vitet e fundit në këtë metropol kulturor botëror..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе