Kostadinovska-Stojçevska: Çdo fëmijë meriton të ndajë lumturinë me të dhe teatri na e bën të mundur

од admin_kult

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Teatrin për fëmijë dhe të rinj Shkup ishin pjesë e publikut më të sinqertë, fëmijët e kategorive të cenueshme sociale, të cilët janë pjesë e të mbrojturve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

– Me fëmijët patëm rastin të shikonim shfaqjen teatrale “Giga mega përrallë”, një histori që është kolazh i përrallave tashmë të famshme gazmore dhe argëtuese “Kësulëkuqja”, “Pinoku”, “Aladini” , Bukuroshja e fjetur”. Shfaqjet për më të vegjlit zhvillojnë imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve kurse buzëqeshjet dhe bisedat e fëmijëve janë arsyeja jonë  për të investuar edhe më shumë për të ardhmen e tyre më të lumtur dhe më të gëzuar. Aktorët i gjallërojnë fëmijët me mori incidentesh të pazakonta dhe gazmore që krijojnë në mënyrë magjike botë që tregon përrallën moderne”- tha Kostadinovska-Stojçevska pas kësaj ngjarje.

Ministria e Kulturës i bashkohet aktiviteteve që në frymën e festave të fund-vitit, hartojnë kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve dhe zhvillohen me moton: “Lumturia është e përbashkët”.

Miqësia e përbashkët vazhdoi edhe më tej pas kësaj përrallë mësimore dhe qesharake, kur u shpërndamë fëmijëve pako me ndihmën e Babadimrit.

– Ne jemi të përkushtuar për zhvillimin dhe promovimin e kulturës që në moshë të hershme. Çdo fëmijë meriton të ekspozohet ndaj botës së kulturës dhe artit, e cila është arratisje nga bota reale dhe shpresë për përmbushjen e ëndrrave dhe dëshirave të fëmijëve. Me fëmijët shkëmbyem shumë buzëqeshje të sinqerta, urime për Vitin e Ri dhe mesazhe miqësore për një fëmijëri të qetë dhe uruam që në vitin e ardhshëm 2024 të shihemi më të gëzuar”, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе