Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajrami, u ka dërguar urim qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Bajram Sherif Mubarak Ollsun të gjithë bashkëqytetarëve të fesë islame që në 30 ditët e kaluara kanë qenë këmbëngulës në agjërim dhe lutje dhe durim kanë pritur festën më të madhe dhe më të gëzuar të sotme, Fitër Bajramin.
Ditët e ardhshme të Bajramit janë shpërblim dhe gëzim për myslimanët, por edhe mesazh për të gjithë se vlerat universale të paqes, respektit të ndërsjellë, bashkimit, dhembshurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit janë çelësat e suksesit.
Ndajeni gëzimin e Bajramit me të dashurit tuaj, familjen, të afërmit, miqtë, fqinjët, si dhe ata që kanë nevojë për ndihmë gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të gjithë të ndjejnë bukurinë e vërtetë të Bajramit.
Uroj që festa e sotme t’i mbushë shtëpitë tuaja me shëndet, dashuri dhe mirëqenie, ndërsa së bashku ndërtojmë të ardhme më të mirë të bazuar në vlerat evropiane dhe harmoninë multietnike”, shkruan ministrja e Kulturës në urimin e saj.