Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska do të mbajë konferencë për shtyp më 21 shtator (e enjte) në ora 12:00 në Media-Qendrën të Qeverisë.
Në konferencën për shtyp, publiku do të njoftohet me konkluzionet e sesionit të 45-të të Komitetit të trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, i cili u mbajt nga 12 deri më 17 shtator në Riad të Arabisë Saudite dhe që i referohen rajonit të Ohrit.
Në konferencën për shtyp do të diskutohen edhe tema dhe situata aktuale që kanë të bëjnë me Filarmoninë Nacionale dhe I.N. Biblioteka – Tetovë.
Ftojmë ekipet e gazetarëve të ndjekin konferencën për shtyp.
Video materialin e transmetimit live në rezolucion të lartë HD mund ta shkarkoni përmes lidhjeve të mëposhtme:
MK – https://youtube.com/live/yP_iulRN4iA
ALB – https://youtube.com/live/1fNoaFnElWk