Konferenca përfundimtare  për projektin „Smart-kul-tur“ (SMART-CUL-TOUR)

од admin_kult

Në Manastir u mbajt konferenca përfundimtare  me rastin e realizimit të projektit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore „Smart-kul-tur“ (SMART-CUL-TOUR). Të pranishmit në konferencë i përshëndeti ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska,e cila theksoi që një numër i madh i pasurisë kulturore dhe materiale në ambientet tona dhe prezentimi i saj më gjerë, padyshim, ishte sfidë për të gjithë ata që ishin pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për periudhën e viteve 2014-2020.

„ Para së gjithash, projekti është rezultat i miqësisë tradicionale dhe bashkëpunim mes dy shteteve,vetëqeverisjeve lokale,institucioneve nga fusha e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisht, mes sektorit civil. Të gjithë së bashku kontribuam jashtëzakonisht për kohezion më të gjerë,zhvillim të balancuar dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik të rajonit ndërkufitar, për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore, si dhe për avancimin e ofertës turistike“, potencoi ministrja Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas misitres së Kulturës Kostadinovska-Stojçevska, marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,intensifikimi i formave të ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe ngjajshmëria e qëllimeve strategjike kontribuan që klima e besimit të vendoset ngadalë por sigurt në rajon„ Bashkëpunimi dhe mbështetja e Ministrive të Kulturës të të dy shteteve, vërtetojnë që vetëm bashkë duke mësuar dallimet tona përmes pranimit dhe njohjes kulturore mund të zgjedhim projekte të përbashkëta dhe aktivitete konkrete“,tha ministrja e Kulturës.

Me projektin „Smart-kul-tur“, siç theksoi drejtoresha e IK Institut dhe muze Manastir, Meri Stojanova, janë nëdrmarrë hapa për zhvillimin e turizmit në Manastir dhe në Korçë përmes:rinovimit të  ekspozitës muzeale në lokalitetin arkeologjik Herakleja Linkestis,mundësimin e qasjes në teatër për personat me aftësi të kufizuara  dhe vëzhguesi i Heraklejës, është zhvilluar audio udhëzues në më shumë gjuhë për lokalitetin, realitetin e tij më të gjerë virtual dhe ekspozitë e përhershme në Muzeun “Sterjo Spase” në f. Globoçani, Komuna e  Pustecit.

Në eventin përfundimtar, për përfitimet e projektit dhe rezultatet e arritura, folën edhe ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Millevski, kryetarët e komunave të Manastirit dhe Pustecit,Toni Konjanovski dhe Pali Kolefski, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nga Korça, Gergi Koki dhe drejtori i Qendrës Kulturore Rinore i ,Sasho Dodovski nga Manastiri.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе