Më 26 shkurt në ora 20:30 në Operën dhe Baletin Nacional do të mbahet koncerti përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski dhe bashkëpunëtorëve të tij. Koncerti është nën patronazhin e Qeverisë.
Dirigjent i koncertit është Ivan Eminoviq, regjisore e manifestimit është Lupka Jakimovska, kurse mjeshtër kori është Gjurgjica Dashiq.
Do të interpretojnë solistët nga Opera dhe Baleti Nacional Sandra Mitrovska, soprano; Marika Popoviq, mezo- soprano ; Javorka Vitanova, soliste nga kori, e shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
Në kuadër të programit, do të performojnë vepra nga V. A. Mozart, R. Leonkavallo, J. Verdi dhe nga R. Avramovski.
Manifestimi do të pasurohet me video dhe audio përmbajtje, për të cilat janë shfrytëzuar materiale nga dokumentacioni arkivor i MRTV-së – dokumentari “Unë besoj në Maqedoninë”, si dhe me foto dhe video materiale të siguruara nga Fondacioni “Boris Trajkovski”.
Hyrja në këtë ngjarje është pa pagesë, kurse biletat mund të merren jo më vonë se data 26 shkurt, deri në orën 17:00, në zyrat e Operës dhe Baletit Nacional.