Ashpërsohet regjimi për ndërtesat në pjesën e vjetër të  qytetit të Ohrit

од admin_kult

Vazhdojmë t’i përmbushim rekomandimet e UNESCO-s për mbrojtjen e rajonit të Ohrit dhe në këtë drejtim është përgatitur Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. Me projektligjin, të cilin Qeveria e vendosi në seancën e sotme, propozohet të forcohet regjimi i mbrojtjes së kompleksit monumental të qendrës së qytetit të vjetër në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe në përputhje me Planin për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit me Plan Veprim (2020 – 2029).

Ndryshimi më domethënës që parashikon projektligji është se deri në miratimin e planeve të reja detale urbanistike në përputhje me regjimin e mbrojtjes të përcaktuar në këtë ligj, nuk do të mund të ndërtohen objekte të reja, shtesa dhe përmirësime në qendrën e vjetër të qytetit të Ohrit.

Kjo do të inkurajojë autoritetet kompetente që të përditësojnë bazat gjeodezike për 19 komplekset urbane dhe të miratojnë plane të reja detale urbane në të cilat themelet mbrojtëse-konservative do të inkorporohen me regjim të detajuar të mbrojtjes në përputhje me këtë ligj dhe në përputhje me planin për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit me Plan Veprim (2020 – 2029).

Projektligji përmban dispozita për regjim specifik të mbrojtjes së qytetit të vjetër të Ohrit dhe zonës së kontaktit të tij, qëllimi i të cilit është parandalimi i veprimeve, dukurive dhe ndikimeve që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëmtim, ndryshim të pakthyeshëm, shkatërrim ose degradim të tërësisë monumentale.

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Administratën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Institutin dhe Muzeun – Ohër, iu afruan hartimit të këtij projektligji, duke vepruar sipas rekomandimeve të UNESCO-s dhe kërcënimeve të evidentuara në raportet e misioneve monitoruese reaktive të UNESCO/ICOMOS/IUCN 2017 dhe 2020 dhe në shumë burime të tjera relevante.

Qendra e vjetër e qytetit të Ohrit është pjesë përbërëse e pronës së mbrojtur si “Zonë Natyrore dhe Kulturore-Historike e Ohrit që nga viti 1978”, si dhe “Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit”, e regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1979/80.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе