Më 27 qershor, të hënën në ora 19:30, në Filarmoni do të mbahet event ekskluziv muzikor dedikuar pianistit të madh amerikan,Derek Han, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar nga KOVIDI.
Han është i njohur për publikun ballkanik, sepse për 20 vite ishte i ftuar i rregullt dhe mik i madh i vendeve të rajonit.
Dirigjente është Deniola Kuraja, ndërsa mes të ftuarve që do të performojnë janë artist me renome ndërkombëtare: Ketrin Vetington-soprano, Erin Hellgeson Tores-flautë, Sihana Badivuku-violinë, Blerim Grubi – violë, Klevis Gjergjika-piano,-violinë, Klaudio Zoto-violinçelë dhe Andi Duraku-piano.
Në repertoar të këtij spektakli muzikorë ka vepra nga: Betoveni,Mocarti,Doniceti,Shtraus dhe të tjerë.
Koncerti në nder të Derek Han, është event unik që organizon „Muza“ dhe „Union net“, ndërsa në ditët në vijim i njejti program do të mbahet edhe në Prishtinë dhe në Tiranë. Siç theksojnë organizatorët, këto koncerte në kujtim dhe respekt të pianistit amrikan të koncerteve me renome Derek Han i cili nga viti 2000 rregullisht ka performuar në Shkup,Tiranë dhe Prishtinë. „Historia për jetën e Derek Han dhe dedikimin e tij të sinqert ndaj artve muzikore të Ballkanit Perëndimor është dëshmi për fuqinë e muzikës të bashkojë njerëzimin në kërkim të përbashkët për pajtim. Këto koncerte janë mundësi për tu nxjerrë në pah këto vlera“,thonë organizatorët.
Koncerti është pa pagesë, por hyrjet rezervohen në mënyrë elektornike: www.derekhantributeconcert.com