Ansambli për valle dhe këngë popullore maqedonase „Tanec” sot (19 prill) në Operën dhe Baletin Kombëtar tradicionalisht do të mbajë koncert për Pashkët. Në këtë gala koncert do të interpretohet program atraktiv vallëzimi dhe vokalo-instrumental nga rajone të ndryshme të vendit, ku u krijua pasuria folklorike maqedonase. Me pjesëmarrjen e të gjithë ansamblit në koncert do të mund të përcjellin shfaqje koreografike si “Maleshevka”, “Sretselo”, “Kopaçija” dhe shumë perla të tjera nga thesari i pasur vokalo-instrumental.
-Kjo është mundësi e rrallë që banorët e kryeqytetit të shohin ambasadorin kulturor„Tanec”, i cili është në prag të një sezoni të posaçëm dinamik ndërkombëtar, i cili do të fillojë në maj me vizitë në Kanadë dhe Amerikë – njoftojnë nga IN „Tanec”.
Në suaza të sezonit të ri të koncerteve të „Tanec” -„ Vula e kohës”, u mbajtën disa koncerte në mbarë vendin, edhe atë në; Dellçevë, Radovish, Sveti Nikollë, Probishtip dhe Kërçovë, si dhe në Shkup në edicionin jubilar të Maqedonisë festivali muzikor „Ditët e muzikës maqedonase”.