Koncert i muzikës klasike në Qendrën Kulturore Maqedonase në Nju Jork

од admin_kult

Një koncert i muzikës klasike me artistë nga Maqedonia e Veriut do të mbahet sot (19 tetor) në Qendrën Kulturore Maqedonase në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Performojnë tenori Ismet Vejseli, Anesa ZaJazi në violonçel dhe Anastasia Gigiçevska në piano. Programi përfshin vepra të Handel, Shubert, Rosini.

Tenori Ismet Vejseli ka studiuar solo këngë në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Ka marrë pjesë në shumë gara vendore dhe ndërkombëtare. Ai performon rregullisht me korin profesionist “ProArs”, dhe që nga shtatori i vitit 2022 është pjesë e Operës Kombëtare Sllovake, si tenor.

Anesa Zajazi ka lindur në vitin 1997 në Shkup, Maqedonia e Veriut. Shkollën e mesme e kreu në vitin 2015 në klasën e prof. Bozhidar Pejiq. Në të njëjtin vit filloi studimet në Fakultetin e Muzikës në Shkup në klasën e Prof. Zhivko Firfov ku u diplomua në vitin 2020. Anesa mori pjesë në shumë masterklasa me artistë të njohur. Aktualisht është pjesë e grupit të violonçelit të Operës dhe Baletit Kombëtar.

Pianistja Anastasia Gigiçevska është studente në Fakultetin e Muzikës në Shkup, në klasën e prof. Maria Gjoshevska. Ajo mori pjesë në disa gara në zonën e saj (rajonale, shtetërore dhe ndërkombëtare), duke arritur rezultate jashtëzakonisht të mira. Ajo ishte pjesë e disa masterklasave të mbajtura nga pianistë të shquar, si dhe performoi në koncerte në kuadër të departamentit instrumental të Fakultetit të Muzikës dhe në ngjarje të tjera kulturore. Në vitin 2022 vazhdoi studimet në Akademinë e Muzikës në Lubjanë të Sllovenisë në klasën e Prof. Aleksandër Serdar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе